E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Filipi kërkohet nga dy skuadra të Serie A

 

Teksa Palermo nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë me Brian Filipin për sezonin e ardhshëm ka ndërhyrë drejtori Sportiv i Ravenës, i cili ka pohuar se futbollisti kërkohet edhe nga dy skuadra të tjera. "Unë kam folur që në janar me Sabatinin (drejtori i Palermos) dhe ramë dakord që çështjen e Filipit do të zgjidhnim tani. Për momentin nuk kam marrë asnjë kontakt nga ana e drejteusve të Palermos gjithsesi për ne kjo gjë nuk përbën problem, kjo edhe për faktin se lojtari kërkohete dhe nga dy skuadra të tjera, në një Serie A dhe një në Serie B. Realisht problem për mua është zgjidhja e çështjes Suçi me palermitanët, ndërsa Filipin do ta mbaja me gjithë qejf edhe një sezon këtu", ka pohuar drejtori Sportiv i Ravenës, Xhiorxhio Bufone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›