E Shtunë, 31 Tetor 2026

diu: “Rrezikohet eliminimi i një spektri të shoqërisë”

• Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha dje se sistemi i artikuluar nga partitë e mëdha rrezikon të eliminojë një spektër të gjerë të shoqërisë dhe jo vetëm disa parti politike.Duke folur në emisionin “Shqip” nga Bukureshti ku ndodhet në prag të samitit të NATO-s, kreu i republikanëve tha se, “Çështja nuk lidhet me eliminimin të partive politike, lidhet me eliminim të një spektri të gjerë të shoqërisë shqiptare nga e drejta e tyre e përfaqësimit. Në qoftë se flasim për eliminim të “Dushkut” nuk mund të kalojmë nga një “Dushk” në një “Dushk” tjetër që parti, të cilat nuk janë votuar nga qytetarët të marrin votat e qytetarëve që nuk i kanë votuar”. Mediu theksoi gjithashtu se edhe një ditë para se të nisej për në Bukuresht ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Berisha lidhur me çështjen e reformës zgjedhore. “Unë kam diskutuar në mënyrë të vazhdueshme me Berishën, madje edhe një ditë më parë. Ka thënë se është për një opsion, i cili duhet të vijë në konsensus me opozitën. Pyetja që i kam shtruar Berishës është se kë konsideron ai opozitë. Në qoftë se është vetëm PS për mua është gabim, sepse jeta politike shqiptare ka një prezencë parlamentare që do të futet në këtë proces. Uroj që Berisha dhe Rama të kuptojnë se ky proces është i rëndësishëm”, tha Mediu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›