E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faqe e re online për prezantimin e paketave turistike

Lëvizja e lirë

Liberalizimi i vizave me vendet e hapësirës Shengen ka sjellë një konfigurim të ri në tregun e udhëtimeve dhe zgjerim të hartës gjeografike turistike drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas operatorëve turistikë, ka një rritje prej 20% të kërkesës për të vizituar vendet e rajonit, ndërsa gama e paketave turistike do të variojë në përputhje me të gjitha grupmoshat dhe mundësitë financiare të shqiptarëve.

Përfaqësuesit e njërit prej operatorëve turistikë në vend pohojnë se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për realizimin e sa më shumë programeve që përfshijnë destinacione nga më të ndryshmet. Ata sqarojnë se aktualisht në vend të parë të “klasifikimit” është Europa, por ka edhe kompani që ofrojnë udhëtime më të gjata, siç mund të jenë ishujt e Karaibeve.

Më në fund shqiptarët kanë mundësi të shkojnë edhe pak më larg se Europa. Për herë të parë ata do të mund të udhëtojnë lehtësisht kudo që dëshirojnë, sepse ofertat do të jenë nga më të lirat te më të shtrenjtat, në varësi të “xhepave” të tyre.

Sipas të gjitha parashikimeve, ndikim në rritjen e fluksit të shqiptarëve drejt tregjeve turistike të vendeve të rajonit, si Greqisë dhe Italisë, sjell dhe prezenca dominuese e familjarëve të tyre emigrantë. Burime pranë operatorëve turistikë bëjnë të ditur se krahas lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë, agjencitë turistike po ideojnë hapjen e një faqeje të re online, ku do të ofrohen paketa të gjera turistike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›