E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farfan do të largohet nga Schalke

Sulmuesi i Schalke 04, Jefferson Farfan do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, ka njoftuar trajneri i skuadrës, Hubb Stevens.

Farfan ishte spekuluar se do të braktisë gjigantin gjerman edhe para fillimit të këtij edicioni por Stevens ka theksuar se pret largimin e 27 vjeçarit gjatë verës.

“Ai ka kontratë deri më 30 qershor dhe mund të mendojë për të ndërruar mjedisin. Por, sa i përket bisedimeve me ndonjë klub, nuk ka asnjë risi dhe ende asnjë sinjal” deklaroi Stevens për mediet gjermane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›