E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farina: “KE të ndihmojë për zgjidhjen e krizës”

Autori i Lajmit: RedaksiaAnëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Renato Farina, theksoi rolin e këtij organizmi në zgjidhjen e problemeve politike në Shqipëri. Sipas tij, KE është shtëpia e demokracisë dhe si e tillë duhet të veprojë dhe në këtë rast. Ka një rrezik të vetëm që në këtë mënyrë përgjegjësitë të jenë të mëdha, por kjo është e kuptueshme. Farina këshilloi që PS dhe Edi Rama të pranojnë atë që vendosi populli me votë. “Shqipëria ka bërë përparime jo vetëm në procesin e votimit, por dhe numërimit të votave dhe rezultateve. Unë kam qenë pjesëtar i komisionit të vazhdimit. Të gjitha këto në raport shënohen mirë, është i fortë apeli për ti dhënë fund bojkotit dhe që Berisha të pranojë hetimin e zgjedhjeve. Më rezulton se kjo gatishmëri është. Besoj se është e rëndësishme të pranohen amendamentet që të hiqet nga teksti fjala krizë. Duket sikur Shqipëria e gjithë është në krizë, në fakt, kriza është politike, pra është e kufizuar në pallatin e politikës. Rama nuk arriti gjatë protestës së fundit ti nxirrte ata në rrugë. Ne mund ta ndihmojmë Shqipërinë të arrijë qëllimin”, - tha ai.

Ky lajm është publikuar: 29/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›