Studimi, 213 raste te dhunes ne familje per 2010
Sipas raportit me te fundit te Amnesty International per te drejtat e njeriut ne Shqiperi, gjate nente muajve te pare te vitit te shkuar, jane njoftuar rreth 990 raste dhune ne familje, pjesa me e madhe e tyre ndaj grave. Ligji i ri per dhunen ne familje eshte zbehur ne gjykate, ku grate, megjithese denoncojne burrat per dhune sistematike, terhiqen dhe si rrjedhoje togat e zeza detyrohen te pushojne ceshtjen civile. Sipas statistikave te Gjykates se Tiranes, rezulton se ne vitin 2010 jane regjistruar 213 ceshtje te reja, ku grate ankohen per dhune sistematike prej burrave. Ceshtjet regjistrohen dhe fillon shqyrtimi gjyqesor ku palet thirren per t'u paraqitur ne seance gjyqesore. Sipas te dhenave nga togat e zeza ne 138 raste grate jane terhequr nga padia qe kane bere dhe si rezultat padia eshte pushuar dhe gjykata nuk mund te marre asnje mase ndaj te paditurve. Rezulton se vetem ne rast palet, pra cifti, te jete pajtuar ne gjykate, ndersa 43 ceshtje jane pranuar ne gjykate dhe ka filluar shqyrtimi gjyqesor. Megjithate, ligji parashikon se nese gjate shqyrtimit gjyqesor cifti ka gjetur gjuhen e perbashket atehere padia pushohet dhe ne kete rast gruaja ia fal burrit dhunen fizike apo psikologjike.