Edgar Cani: I kënaqur që goli im solli tri pikë të rëndësishme
Sulmuesi shqiptar i Askolit, Edgar Cani, ka vendosur takimin me golin e tij (në minutën e 67 të ndeshjes) në fitoren 2-1 ndaj Frosinones të premten. "Kam pasur disa raste për të shënuar si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por realizova vetëm një prej tyre. Për fat të mirë ai gol ka mjaftuar për të marrë me vete në shtëpi trepikëshin. Kjo më kënaq pa masë nga ndeshja. Është e vërtetë që kam vrapuar shumë dhe prandaj mundet edhe të ndodhë që të mos jem shumë i saktë para portës. E di që duhet përmirësohem dhe ju siguroj që do të jap maksimumin tim në të ardhmen. E gjithë skuadra jonë ka demonstruar se luan me zemër ndaj mendoj se jemi një grup i bukur. Trajneri Kolomba ka bërë një punë me të vërtetë të rëndësishme, na ka bërë të besojmë te forcat tona. Aktualisht them se po zhvillojmë një fazë të dytë shumë të bukur dhe nuk duam të heqim dorë nga kjo deri në fund", përfundon sulmuesi shqiptar