Farmacitë mbarojnë stoqet e vaksinave të gripit të zakonshëm
Qytetarët kanë menduar ta zgjidhin privatisht çështjen e mbrojtjes së organizmit nga gripi i zakonshëm apo virozat në qarkullim. Farmacitë e kryeqytetit kanë zbrazur magazinat e tyre, duke mos pasur më rezervë qoftë dhe një vaksinë.
Prej disa ditësh, farmacitë kanë kërkuar pranë depove farmaceutike furnizime të reja, pasi fluksi i qytetarëve të cilët kërkuan të bënin vaksinën e gripit të zakonshëm ka qenë i madh. Kryesisht ata që kanë tërhequr vaksinën kanë qenë fëmijë, të moshuar, pacientë kronikë, por edhe mosha të reja.
Edhe pse autoritetet e shëndetësisë u bëjnë apel qytetarëve që të marrin vaksinën e gripit të zakonshëm, në farmacitë e kryeqytetit kjo vaksinë nuk gjendet. Përhapja e shpejtë e virusit dhe frika nga gripi i derrit i ka nxitur qytetarët t‘u drejtohen farmacive dhe prej disa ditësh vaksina ka mbaruar. Sipas farmacistëve, furnizimi i tyre me vaksina është kryer në fillim të tetorit dhe më pas në depot farmaceutike nuk ka pasur më gjendje, pasi ishte siguruar një sasi e vogël. Disa nga kategoritë që konsiderohen si më të rrezikuarat për t‘u prekur nga gripi i zakonshëm, por edhe virozëve në qarkullim, janë: fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit, të sëmurët kronikë. Nisur nga kjo, kjo kategori këshillohet të marrë vaksinën për të pasur një sistem më të fortë imunitar.
Nga ana tjetër, kategori të ekspozuara ndaj viruseve konsiderohen edhe personat që udhëtojnë shpesh apo punojnë me shumë persona