Farudin Arapi, ju tregoj fajdet

Ish-kryetari i Grupit Mbikëqyrës të Firmave Piramidale tregon gjendjen financiare të tyre. Farudin Arapi foli pas arrestimit të presidentit të fondacionit Populli, Bashkim Driza, në Uruguai
-Zoti Arapi, arrestimi në Uruguai i presidentit të fondacionit apo më saktë firmës piramidale “Populli”, Bashkim Driza, riktheu sërish vëmendjen në veprimtaritë e tyre, kryesisht në pjesën e dytë të viteve 90-të. Si u veprua me këtë fondacion, të cilit në fakt iu ngrinë pasuritë nga qeveria e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi diku nga fundi i dhjetorit 1996 apo fillimi i janarit 1997?Farudin Arapi: “Ishin dy fondacione bamirëse, fondacioni bamirës “Xhaferri” dhe “Populli”. Qëkur doli ligjet 8188 dhe 8190 në 23 dhe 30 janar të vitit 1997, mbi bazën e të cilëve iu bllokua pasuria mbi gjendjen në banka të dy fondacioneve, në total rreth 27 miliardë lekë. U ngrit një komision dhe ky komision, në të katër bankat që operonin në atë kohë në Shqipëri, që ishin banka shtetërore”. -Sa ishte numri i kreditorëve?“Kanë qenë rreth 1 milion e 488 mijë kreditorë, nga të cilët 1 milion e 180 mijë i ka pasur fondacioni Demokracia Popullore “Xhaferri” dhe rreth 304 mijë kreditorë “Populli” i Bashkim Drizës. Numri i paktë i kreditorëve të fondacionit “Populli” lidhet me faktin se ky fondacion u krijua në qershor të vitit 1996, me një vendim të gjykatës së rrethit, se ndryshe nga këta, shoqëritë që regjistroheshin në organet tatimore u regjistruan vetëm në gjykatë si fondacione bamirëse dhe nuk ishin objekt i tatueshëm. Megjithatë, ky kishte rreth 304 mijë kreditorë dhe grumbulloi rreth 15 miliardë lekë gjithsej. Me daljen e këtyre dy ligjeve, të cilët ndaluan veprimtarinë e huamarrjes dhe ushtruan bllokimin e gjendjes vlerore të këtyre dy fondacioneve, Bashkim Driza u largua nga Shqipëria, sepse filloi menjëherë procedimi penal ndaj tij”. -Megjithatë, “Populli” u përfshi në auditim dhe hetim, duke mos pasur presidentin. Kishte shkelje?“Pavarësisht se Driza nuk u arrestua, procedimi penal, të cilit neve më pas i bëmë administrimin dhe auditimin e kompanisë angleze që erdhi e mori përsipër të gjithë kompanitë huamarrëse në hetim e gjykim, sepse ngjarjet e 97-ës, që pasuan nga marsi e deri në qershor-korrik, nuk vunë dorë mbi presidentët e këtyre kompanive, të cilët u fshehën. Bashkim Driza ishte njëri prej tyre, të cilit edhe pse iu bllokua gjendja vlerore e llogarisë në banka, edhe në ato arka ku ushtronte aktivitetin e fondacionit, ai nuk u arrit të bëhej asnjëherë objekt i hetimit në organet e prokurorisë, sepse iu fsheh procesit të pastër të transparencës”. -Po administrimi dhe borxhet e sakta që u ka Driza kreditorëve të tij?“Megjithatë, fondacionet “Populli” dhe “Xhaferri” në qershor të vitit 1998 deri në muajin qershor të 1999-ës iu nënshtruan procesit të administrimit, d.m.th të gjitha pasurive që dispononte ky fondacion, edhe pse filluam procesin e rikompensimit të 304 mijë kreditorëve, dhe shpërndamë rreth 52 për qind të fondeve të disponueshme të tyre. Dhe borxhi që ka Driza aktualisht ndaj kreditorëve të tij është rreth 60 milionë dollarë. Më pas ne filluam të merrnim në administrim të gjithë objektet që kishte si pasuri, p.sh. banesat, sidomos ku ushtronte aktivitetin si qendra bamirësie në shumë rrethe të Shqipërisë, ku kishte disa troje, duke përfshirë dhe banesat e tij personale”. -Zoti Arapi, a mund të qartësojmë se ku gaboi në ngrirjen e pasurive ish-kryetari i qeverisë, Aleksandër Meksi dhe Ritvan Bode, i cili si dhe tani, asokohe ishte ministër i Financave?“Në korrik ose në gusht të vitit 1996 qeveria Meksi nxori një urdhër, meqenëse fondacioni “Populli” sapo ishte krijuar, që të merreshin masa nga organet tatimore dhe të bllokohej aktiviteti i tyre. I drejtohej Ministrisë së Financave, që të bllokonte aktivitetin e tyre, ku në atë kohë kreu ishte ministri Bode. Por Driza ushtroi një aktivitet të tillë rreth 8 muajsh. Për “Popullin” dhe për “Suden” në veçanti, që ishin në mesin e viteve ‘96, kur FMN-ja po sinjalizonte që këto skema do të fusnin vendin në një kolaps ekonomik dhe ishin një treg informal e kishte dalë ligji mbi sistemin e ri bankar në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht se nuk ishte implementuar dhe zbatuar, në shkurt të 96-ës paralajmëroi që këto do të bëjnë një çështje shumë serioze në ekonominë e vendit. Dhe i ndodhur përpara këtij presioni, Meksi nxori një letër, në gusht të vitit ‘98, një urdhër të Këshillit të Ministrave, ku i drejtohej Ministrisë së Financave dhe organeve tatimore, si dhe Bodes, ministër në atë kohë, bllokimi i menjëhershëm të aktivitetit të fondacionit “Populli”, për të mos grumbulluar dhe për të mos lejuar të depozitonin kapitale të kreditorëve të skemës”.-Po ju, si i ndatë asetet e piramidave?“Tani, këto lloj fondacionesh nuk kishin aktivitete prodhuese, ndryshe nga kompanitë tregtare që ishin edhe investuese. Kompania jonë angleze ka evidentuar 18-21 banesa dhe sipërfaqe trojesh që kishte Driza në administrim, që i morëm nëpërmjet zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në emër të tij dhe të ish-bashkëshortes së tij, të cilat më pas u vendosën në shitje. Të ardhurat e grumbulluara nga shitja e tyre i kaluam më pas në një vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 1999. Nuk i futëm në një proces rivlerësimi të dytë kreditorësh, ngaqë vlera e tyre ishte shumë e vogël dhe numri i kreditorëve ishte shumë i madh. Të gjitha të ardhurat e grumbulluara i kaluam në një llogari të veçantë bankare”. -Mund të thoni ndonjë shifër? “Mesa mbaj mend unë, ka qenë një shifër shumë e kufizuar. Rreth 400 a 500 mijë dollarë ka qenë vlera e grumbulluar nga shitja e objekteve. Kjo vlerë u transferua pranë Bankës Kombëtare Tregtare në atë kohë, në një llogari të veçantë në dispozicion të atyre që humbën shtëpitë gjatë skemave piramidale”.-Akuzat mbërthyen edhe punën e Grupit Mbikëqyrës të firmave piramidale. A pati abuzime?“Jo, absolutisht. Në gjykimet e këtyre fondacioneve ishin edhe administratorë të huaj, sepse këto ishin shoqëri nën hetim e në gjykim. Ishte organi i prokurorisë, ai që sekuestronte