Aksidentet, kompanitë paguajnë më pak dëme
Ulet numri i dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit. Sipas raportit më të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë periudhës janar-gusht janë paguar 907.176.000 lekë dëme, ose 2.53% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Gjatë këtyre muajve tregu i sigurimeve mësohet të ketë pasur një rritje në masën 13.44 për qind në krahasim me periudhën janar - gusht të vitit 2007. Sipas të dhënave më të fundit, volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 541.2 milionë lekë dhe kap shifrën 4.6 miliardë lekë. Kjo rritje është ndikuar nga rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në portofolin MTPL në masën 15.87%. Ndërkohë sipas raportit të AMF-së, gjatë këtyre muajve numri i kontratave është rritur me 82.978. Në tregun vendas operojnë disa kompani sigurisht. Ndërkohë së shpejti pritet të zhvillohet edhe tenderi për privatizimin e kompanisë së vetme shtetërore të sigurimeve INSIG.