Llogoraja mbulohet nga dëbora, vështirësohet qarkullimi
Reshjet e dëborës kanë filluar të jenë të pranishme qysh prej orëve të natës në zonën e Llogorasë, ndërkohë që sot po vazhdojnë të bien me intensitet të lartë duke krijuar probleme në qarkullim.
Mjetet motorike e kanë shumë të vështirë të qarkullojnë në këtë zonë, ndërkohë që policia po bën thirrje për pajisjen e tyre me zinxhirë.
Njoftimet e para bëjnë të ditur se trashësia e dëborës ka arritur në disa dhjetëra centimetra, duke shënuar edhe aksidente të vogla, por pa dëmtime në njerëz.