Ulen prurjet në liqenin e Fierzës
Ndërkohë vërehet edhe një rënie e prurjeve në liqen. Nga 720 m3/sek që shënohej mbrëmë, sot këto prurje kanë rënë në 450 m3/sek. Ministria e Brendshme në informacion e shpërndarë sot në orën 09:00, informon se nga hidrocentrali i Fierzës derdhjet janë të njëjta me prurjet.
Në Koman niveli i ujit është 171 metra, me prurje prej 350 m3/sek dhe shkarkime 1790 metër k3/sek.
Në Vaun e Dejës niveli i ujit është 74.27 metra, nga 76 metra që shënon kuota maksimale, dhe shkarkimet janë 1400 m3/sek, ndërsa në hidrocentralin e Ulzës dhe Shkopetit niveli i ujit shënon 127.71 metra nga 128.80 metra që është kuota maksimale, ndërkohë që janë ndërprerë shkarkimet.