Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Tedi Papavrami vjen me "Një udhëtim muzikor në Evropë"

Violinisti i shquar shqiptar vjen në Tiranë për të dhënë një koncert në Ditën e Europës
Data 9 maj është shpallur si Dita e Europës dhe në kuadër të kësaj dite dhe në kryeqytetin shqiptar janë planifikuar të organizohen një sërë veprimtarish kulturore. Delegacioni i Komisionit Evropian në vendin tonë organizon sonte në mbrëmje koncertin "Një udhëtim muzikor në Evropë". Në këtë ditë që i kushtohet Evropës, në orën 19:00, në Teatrin e Operës dhe të Baletit, interpreton violinisti i shquar shqiptar Tedi Papavrami. Koncerti do të jetë nën drejtimin e dirigjentit të njohur grek Alkis Baltas. Programi i mbrëmjes muzikore përmban pjesë nga kompozitorë të njohur botëror, si Bethoven, Paganini, Dvorak, Sarsate etj. Gjithashtu, Papavrami, i shoqëruar nga orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ketë si pjesë në repertorin e tij dhe himni shqiptar. Koncerti i cili është planifikuar sonte në mbrëmje në skenën e operës do të nisë me orkestrën, e cila interpreton himnin shqiptar, por dhe të Europës së Bashkuar. Sa i takon programit të koncertit, Tedi Papavrami do të luajë pjesë të ndryshme për violinë dhe orkestër, duke sjellë një mbrëmje të mrekullueshme në kryeqytet me muzikën klasike. Për programin e koncertit violinisit Papvrami është shprehur se janë pjesë të shkurtra, mjaft virtuoze, megjithëse ka edhe shumë romancë e dhimbje. Ndërkohë që violinisti i talentuar shqiptar, i cili zhvillon nj karrierë të suksesshme artistike në shumë shtete të Evropës është shfaqur për publikun shqiptar dhe si aktor në filmin Kronikë provinciale me regji të Artan Minarollit premiera e të cilit u shfaq para pak kohësh kinema. Violinisti i shquar Papavrami interpretonte në rolin e djalit të dashuruar përkrah artistes të njohur kosovare, Arta Dobroshi, e cila gjithashtu njihet sidomos, për suksesin e saj te filmi Heshtja e Lornës. Para se të vinte të interpretonte në kryeqytetin shqiptar, si i ftuar për të finalizuar aktivitete që do të organizohen sot në Ditën e Europës, violinisti Papavrami ka qenë para disa kohësh për një koncert në Prishtinë. Për gati dy orë, violinisti ka provuar ngrohtësinë e publikut kosovar, ndonëse jo në salla të mëdha si ato kur ai luan pjesë të muzikës klasike në Francë. Ekzekutimi me violinë i Papavramit ka hapur sezonin koncertal të vitit 2009 në Prishtinë. Ngjarja ka ardhur në regjinë e fondacionit "Argjiro", i cili organizon festivalin në Gjirokastër që bazohet në idenë e gërshetimit të muzikës popullore polifonike dhe asaj serioze me moton "muzika e dy botëve". Në botën e artit, Papavrami njihet edhe si përkthyes i veprave të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Ai sapo ka përfunduar përkthimin e romanit të fundit "Darka e Gabuar", botimi i të cilit në frëngjisht pritet të bëhet së shpejti. Papavrami thotë se ndjen përgjegjësi të madhe kur merr në dorë veprat e kandidatit për çmimin Nobël për t'ia transmetuar tek lexuesi francez. "Sigurisht në fillim kisha një goxha stres sepse të prekësh veprën e një shkrimtari kaq të madh është moment që është në dorën time se si do t'i transmetohet botës, sepse përveç shqiptarëve, sigurisht që të tjerët do ta lexojnë në gjuhë të tjera kështu që është gjithmonë një përgjegjësi dhe mundohem ta bëj sa më mirë", ka treguar ai. Ndërkohë që ai ka dhe një aktivitet të ngjeshur artistik në Europë duke zhvilluar shumë koncerte. Kështu ai para disa kohësh ka marrë pjesë në një festival në Monako. Ndërkohë që në datën 15 maj ai do të jetë në një koncert në Gjenevë e më pas, do të shkoj në veri të Francës, për tu kthyer në Belgjikë, ku pritet që të regjistroi në qershor diskun e ardhshëm. I lindur në vitin 1971, Papavrami ka nisur të punojë me violinë që në moshën 4 vjeçare me babain e tij, Robertin. Në vitin 1982 ai përfitoi një bursë studimi nga qeveria franceze për të ndjekur mësimet te Pierre Amoyal, në Konservatorin e Parisit. Violina me të cilën Papavrami luan tani është bërë në vitin 2005 ekskluzivisht për të nga Christian Bayon.