Mezzotono Kuinteti italian, koncert me tinguj zëri

Grupe muzikore italiane vijnë për të zhvilluar koncerte në Tiranë
Pranvera ka sjellë në Tiranë një sërë aktivitetesh kulturore, të cilat janë zhvilluar në skena të ndryshme të teatrove shqiptare. Në kuadër të këtyre veprimtarive të pranishme kanë qenë dhe aktivitetet që i përkasin kulturën italiane në vendin tonë. Për publikun janë shfaqur filma, shfaqje teatrale, janë hapur ekspozita me punime të ndryshme të artistëve italianë etj. Në vijim të këtyre aktiviteteve në kryeqytet në datat 10 dhe 14 maj do të zhvillohen dy koncerte,të cilat do të sjellin në skenën shqiptare artistë të njohur italianë. Për koncertin që do të zhvillohet nesër në skenën e TKOB, në Shqipëri ka mbërritur grupi i njohur italian Mezzotono, i cili në programin e tij ka tre koncerte me këngë tradicionale nga vendi fqinj Italia. Ky grup njihet për ekzekutimin e pjesëve origjinale, pjesë e traditës muzikore italiane dhe pulieze. Spektakli i tyre do të jetë i veçantë, sepse nuk do të shoqërohet nga asnjë instrument muzikor, pasi pjesëtarët e grupit janë në gjendje të imitojnë vetë tinguj të ndryshëm. Ky grup, i cili është i njohur për spektaklet e tij në vende të ndryshme të botës do të jetë i pranishëm dhe për publikun shqiptar në disa qytete të vendit. Kështu, pjesëtarët e grupit, Daniela Desideri, Francesca Leone, Fabio Lepore, Marco Giuliani dhe Andrea Maurelli, kanë realizuar dje një koncert në Fier, ndërkohë që sot do të performojnë në Korçë, për ta përfunduar turneun e tyre me shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, në 10 maj. Mezzotono vjen në Shqipëri me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës. Repertori që do të interpretohet do të jetë kryesisht muzikë nga rajoni i Puglias. Grupi "Mezzotono", i njohur si Ambasador i kulturës italiane nga rajoni i Puglias, është formuar në vitin 2004, dhe kanë tashmë një aktivitet me ture teatrale në Puglia, në një numër të madh shfaqjesh televizive, në dhjetëra koncerte, festivale, një turne të suksesshëm në Taivan në vitin 2006, gjithashtu më pjesëmarrjen në edicionin e vitit 2005 në Festivalin Evropian të zhvilluar në Austri, si dhe një numër koncertesh në Rumani. Ndërkohë që në vitin 2008 kanë fituar Solevoci Competition në Varese, të vlerësuar nga një juri e përbërë nga Kirby Shaë, Joanna Goldsmith, Tobias Hug, Krishna Nagaraja, Pasquale Amico. Kanë marrë, ndër të tjera, çmimin për pjesën më origjinale, për ekzekutimin më të mirë si dhe vlerësimin më të lartë: Balletto barese i Ciardo -Scarola -Giannotti i realizuar nga Mezzotono. Spektakli i tyre është i lidhur ngushtë me përçimin e traditës dhe kulturës italiane, përmes një çelësi të ndryshëm dhe në të njëjtën kohë shumë origjinal të muzikës. Origjinaliteti i ekzekutimeve i dedikohet një repertori të kushtuar ekskluzivisht muzikës italiane.
The Blue Dolls Show, më 14 maj në skenën e arteve
Koncerti i datës 14 maj, që do të zhvillohet në skenën e Akademisë së Arteve sjell një tjetër grup muzikor të njohur italian. Grupi italian The Blue Dolls Show do të vijë për publikun shqiptar si një trio vokale. Grupi ka në përbërje të tij artistët si: Erika Celesti, Federica Pallante e Viviana Dragani. Edhe ky koncert mendohet të jetë një spektakël mjaft interesant, që vjen në kuadër të edicionit të nëntë të ndërkombëtar të muzikës klasike që po zhvillohet në vendin tonë. Trioja vokale The Blue Dolls Show, lindi në teatrin Carignano të Torinos, në muzikalin Mille Lire al mese, ( Një mijë lira në muaj), falë një intuite të Paolo Volante-s, menaxheri aktual i tyre, dhe më pas u lançua si një grup autonom në Louisiana Jazz Club, të Gjenovës në fundin e viteve 2005. Pas suksesit që patën me disa koncerte (Blue Note, në Milano, Montreux Jazz Festival, Jazzonlive, në Breshia, Cantina Bentivoglio, në Bolonjë, Brass Group, në Palermo, Cotton Club, në Romë,) si dhe me pjesëmarrjen në transmetime të famshme televizive (Maurizio Costanzo Show, Markette e Piero Chiambretti- t , Sabato, Domenica e), The Blue Dolls janë tashmë në ture të vazhdueshme në pjesën më të madhe të teatrove italiane dhe interpretojnë në festivalet më të rëndësishme italiane dhe jashtë saj. Në janar të 2008 kanë marrë nominimin si këngëtarët më të mirë (Best Singers), në Festivalin Italian të Xhazit . Ndërkohë që, në Tiranë do të prezantojnë Blue Dolls Show, të përbërë nga këngë italiane dhe muzikë e lehtë e viteve 1930-1970. Ky spektakël nis nga repertori i interpretuesve dhe kompozitorëve më të famshëm si Alberto Rabagliati, Pippo Barzizza, Gorni Kramer dhe trioja Lescano, dhe gjithashtu propozon këngë shumë të famshme mes të cilave Pippo non lo sa, Maramao perché sei morto?, Baciami piccina. Të gjitha këngët do të interpretohen sipas një stili unik , të freskët dhe të argëtues të tre kukullave më prezencë tërheqëse skenike. Trioja do të shoqërohet në kitarë nga Marco Parodi, autor i shumë realizimeve; në piano nga Paolo Volante, themelues dhe drejtor artistik i grupit; dhe Luca Rigazio në bateri. Këto koncerte zhvillohen me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës, i cili ka si qëllim të promovojë dhe të përhapë gjuhën dhe kulturën italiane në Shqipëri nëpërmjet organizimit të aktiviteteve kulturore për të ndihmuar shkëmbimin e ideve, arteve dhe shkencës.