Fasonët dhe USAID nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
projektit Rritje lbania/Zhvillimi i ndërmarrjeve konkurruese, me kohëzgjatje deri në 17 mars 2014.Për këtë institucion, memorandumi u nënshkrua nga kryetari i saj, Flamur Hoxha, ndërsa në emër të projektit të USAID, nga Victor Luboyeski, shef i projektit. Memorandumi i mësipërm është një marrëveshje që zbatohet nga Chemonics International në emër të USAID-it dhe ka për synim qëllimin e dyanshëm për të përforcuar konkurrueshmërinë e anëtarëve të DHKPV në industritë përkatëse. Projekti parashikon ndihmën e USAID për ti bërë konkurruese kompanitë shqiptare në drejtim të rritjes së shitjeve dhe punësimit si dhe krijimit të punësimit fitimprurës. Në këtë kuadër, projekti Rritje Albania zhvilloi dje, trajnimin e parë, në kuadrin e një cikli trajnimesh të planifikuara me ndërmarrjet e sektorit të veshjeve të Qarkut të Tiranës. Trajnimi u ndoq me interes nga përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse, të cilat u interesuan dhe bënë pyetje për çështje teknike dhe shkencore të kësaj fushe. Trajnime të tilla janë planifikuar të zhvillohet edhe në disa qytete të tjera të vendit si në Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Korçë etj dhe do të zhvillohen deri në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2011.
Nafta rritet me 06. 6 për qind
Nafta u rrit 0,6 për qind dje, duke ecur në udhë për të arritur fitimin më të madh javor që prej muajit maj, pasi të dhënat treguan rritje të fuqishme të kërkesës amerikane dhe rënie të depozitave, teksa treguesit pozitivë ekonomikë e rritën humorin në tregje. Një ekonomi më e fortë amerikane do të nxiste konsumin e naftës bruto, dhe të dhënat e së enjtes tregonin se kërkesa në këtë vend për distilate, përfshi naftën dizel, është rritur 30 për qind 4 javët e kaluara, krahasuar me një vit më parë. Edhe depozitat amerikane ranë 5 milion fuçi javën e kaluar, mëse dyfishi i asaj çka pritej, tregoi raporti zyrtar i Administratës amerikane të Informacionit për Energjinë. Nafta bruto amerikane për gushtin u rrit 46 centë në 75,9 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës u rrit 41 centë në 75,12 dollarë për fuçi. Tregu i naftës do të mbetet në pritje të të dhënave tregtare nga Kina, të cilat publikohen të shtunën, për më tepër orientim. Ka të ngjarë që importet dhe eksportet me bazë vjetore të jenë ngadalësuar muajin e kaluar. Depozitat e naftës në Kushing të Okllahomës, nyjes së naftës bruto dhe pikës së përcaktimit të çmimit për parablerjet në bursën e Nju Jorkut, ranë mëse 350 mijë fuçi javën e shkuar, treguan të dhënat e publikuara nga kompania e informacionit industrial Genscape.