Fati i Lul Bashës, Gjykata e Lartë do të shprehet më 16 mars
Ministri kërkoi dje që çështja ndaj tij të pushohej për shkak të Apelit. Çfarë ndodhi dje në seancë, detaje për të pranishmit dhe debatet mes palëve
Laureta Rryçi
Tiranë - Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, s’i ka larë ende hesapet me Drejtësinë për rrugën “Durrës- Kukës”. Gjykata e Lartë do të vendosë më 16 mars të këtij viti nëse ministri do të ketë statusin e të pandehurit në këtë dosje. Seanca e djeshme zgjati më shumë se tri orë për shkak të kërkesave paraprake që paraqitën jo vetëm të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma, por edhe përfaqësuesit e Akuzës, Artur Sulejmani dhe Arben Kraja. Në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj, që mbulojnë çështjet e Gjyqësorit, si dhe një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Neshat Fana. Ministrit, i cili dukej që nuk i dinte mirë rregullat, në fillim të seancës iu kujtua nga kryetari i kolegjit se duhet të qëndronte në këmbë për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me pyetjet e para që i bëhen personit të thirrur si i pandehur. Rojet e sigurisë gjatë gjithë kohës qëndronin të gatshëm për të shmangur ndonjë parregullsi. Sakaq, në fillim të seancës, një punonjëse e gjykatës u tregua shumë e sjellshme me të gjitha palët në proces, duke iu sjellë ujë të shoqëruara me gota bosh.
Seanca
Ashtu siç kishte premtuar, ministri Basha u shfaq dje në Gjykatën e Lartë 10 minuta para se të niste seanca, në shoqërinë e avokatit të tij, Zef Nika, si dhe ish-vartësit të tij, Andi Toma. Me kërkesën e kryesuesit të kolegjit, palët paraqitën kërkesat paraprake. Ministri u shpreh se kërkesën që kishte ai, plot 12 faqe, do ta lexonte mbrojtësi i tij, avokati Nikaj. Sipas këtij të fundit, akuza ndaj klientit të mbrojtur nga ai, ministrit Basha i është bërë jashtë afateve ligjore. Për këtë shkak kjo gjykatë duhet të shpallte moskompetencën për këtë dosje, si dhe duhet të pushonte çështjen, pasi kërkesës për gjykim i mungojnë elementet për të qenë e tillë. Për periudhën 6 nëntor- 6 dhjetor ekziston një vendim i Gjykatës së Apelit, që ka marrë formë të prerë dhe që i shpall të pavlefshme të gjitha veprimet e kryera nga organi i akuzës në këtë periudhë. Prokuroria pretendon se të gjitha veprimet janë kryer brenda afateve ligjore, pasi pala mbrojtëse nuk ka ankimuar zgjatjen e afateve të hetimit.
“Pres vendimin e Gjykatës së Lartë. Nuk merrem me fabulat e Prokurorisë së Përgjithshme”, – është shprehur ministri Basha për gazetarët menjëherë sapo ka dalë nga seanca gjyqësore. Nga ana e tij avokati është shprehur se i kishte paraqitur gjykatës të gjitha shkeljet e kryera nga prokuroria në këtë dosje. Ky është rasti i parë që Gjykata e Lartë merr në gjykim një ministër. Po kështu edhe i pandehuri tjetër, Andi Toma ka kërkuar që çështja të pushohet sërish për të njëjtat arsye.
Akuza
Lulzim Basha, aktualisht shefi i diplomacisë shqiptare, akuzohet për shpërdorim detyre dhe favorizim të tenderave për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, në kohën kur ai kryente funksionin e ministrit të Transporteve. Sipas hetuesve, dëmi i shkaktuar shtetit arrin në vlerën e 230 milionë eurove. Sipas prokurorisë, Lulzim Basha, në kohën kur mbante postin e ministrit të Transporteve, në bashkëpunim me ish-drejtorin Juridik të këtij dikasteri, ka abuzuar me fondet për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës. Hetimet për abuzimet me fondet nisën në fillim të vitit 2007 nga Prokuroria e Tiranës. Fillimisht në akuzë u vunë: ish-zv/ministri i Transporteve, Armand Teliti, ish-drejtori Juridik i këtij institucioni, Andi Toma dhe ish-drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraçi. Dosja më pas u transferua në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi u gjetën elemente të implikimit të Lulzim Bashës. Vetëm nëntë muaj pas heqjes së imunitetit të Bashës nga Parlamenti, dosja ndaj tij u dorëzua për gjykim në Gjykatën e Lartë. Në bankën e të akuzuarve, përkrah ministrit të Jashtëm, do të ulet dhe ish-vartësi i tij, Andi Toma. Ndërkaq, për ish-zv/ministrin Teliti dhe Lejla Saraçin prokuroria vendosi të pushojë akuzat për mungesë provash dhe faktesh.
Pretendimet e avokatit të ministrit Basha
Avokati mbrojtës, Zef Nikaj, i paraqiti kërkesën kolegjit penal të drejtuar nga Spiro Spiro, në të cilën kërkon pushimin e çështjes dhe moszhvillimin e gjyqit. “Gjykata e Lartë nuk mund ta shqyrtojë çështjen pasi klienti Lulzim Basha, i mbrojtur nga unë, nuk është i pandehur pasi nuk i është komunikuar asnjë akuzë deri në momentin kur çështja ka shkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe më pas në atë të Apelit”. Sipas avokatit, ekziston një vendim i formës së prerë i Gjykatës së Apelit, i cili shpall të pavlefshme aktet e Prokurorisë së Përgjithshme për zgjatjen e afateve të hetimit (6 nëntor – 6 dhjetor). Sipas avokatit, po ky vendim shpall të paligjshëm dhe vënien në akuzë të klientit të tij për shpërdorim detyre dhe favorizim të tenderave për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e aksit Durrës- Kukës, veprim i cili u krye pas 6 nëntorit.
Prokurori: Gjykimi duhet te vazhdoje
Nga ana e tij prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, i cili mbron akuzën në Gjykatën e Lartë, Artun Sulejmani, deklaroi se çdo veprim i organit të akuzës është kryer brenda ligjit dhe se nuk është tejkaluar asnjë afat. Prokurori Sulejmani mësohet të jetë shprehur se Basha nuk ka ankimuar zgjatjen e afatit të hetimit, kjo i bën të vlefshme të gjitha veprimet e kryera nga Prokuroria e Përgjithshme. Sipas përfaqësuesve të akuzës ata kishin tentuar disa herë të njoftonin ministrin Basha, por ai nuk i është përgjigjur fletë-thirrjeve të tyre. “Nuk na kishte mbetur tjetër mundësi, veçse t’ia dërgonim akt-akuzën nëpërmjet shërbimit postar”, - u shpreh dje prokurori Arben Kraja. Më tej ky i fundit ka sqaruar për kolegjin se dosjen me tetë fashikuj e kishin fotokopjuar dhe ia kishin dërguar në Ministrinë e Jashtme.
Loja politike. Harrohet objekti, gjykatat merren me afatet
Dosjes “Rrëshen–Kalimash” duket se po i harrohet objekti duke shqyrtuar pa fund vetëm afatet. Me vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit, ministri Lulzim Basha ia hodhi paq edhe një herë duke krijuar një mishmash vendimesh që në fund e nxorën emrin e tij nga statusi i të pandehurit. Në dhjetor të vitit 2008, gjyqtarja Fatmira Hajdari u shpreh në favor të Lulzim Bashës, i cili, nëpërmjet avokatëve mbrojtës, kërkoi shpalljen të pavlefshme të vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për zgjatjen e afateve të hetimit (6 nëntor – 6 dhjetor) dhe cilësimin të paligjshëm të çdo veprimi të kryer pas 6 nëntorit, ku dhe u vu nën akuzë për abuzime me fondet e lëvruara për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë u apelua nga Prokuroria e Përgjithshme me argumentimin se është Gjykata e Lartë kompetente për të shqyrtuar kërkesat penale të bëra nga personat që gëzojnë imunitet, sikurse parashikohet në Nenin 141 të Kushtetutës. Sipas Prokurorisë, Lulzim Basha gëzon imunitetin e deputetit dhe për pasojë çdo kërkesë e tij duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë. Mirëpo vendimi për të mos e quajtur të vlefshëm dokumentin që e cilëson të pandehur ministrin Basha duket se do ta fusë këtë dosje në një tjetër qorrsokak.
28 Shkurt 2009