Paketat e duhanit, 14 logo paralajmeruese
Janari i vitit te ardhshem do i gjeje paketat e duhanit me 14 mesazhe per mbrojtjen e shendetit. Komiteti Ndersektorial per Mbrojtjen e Shendetit nga Duhani ka vendosur formen dhe tekstin e paralajmerimeve te detyrueshme shendetesore. Sipas rregullave te percaktuara, keto mesazhe duhet te jene te shkruara qarte dhe ne gjuhen shqipe, nderkohe qe siperfaqet qe do te kene do te jene te njejta. Keshtu eshte vendosur qe keto mesazhe duhet te zene 50 per qind te faqes kryesore te shfaqur dhe 50 per qind te faqes tjeter me te dukshme pas faqes kryesore. Ndersa ne krahun anesor do te shkruhet sasia e nikotines dhe karbonit, e cila do te zere 30 per qind te kesaj siperfaqeje. Kjo do te thote se cdo pakete njesi e produkteve te duhanit, do te permbajne te vendosura mbi to, tri lloje paralajmerimesh te pergjithshme per demet ne shendet te duhanit.
Komiteti i mbrojtjes nga duhani ka percaktuar edhe menyren e shkrimit, si dhe sfondi apo bordurat qe duhet te perdoren. "Teksti i paralajmerimeve shendetesore te pergjithshme dhe shtese duhet te jete ne gjuhen shqipe dhe me shkrim te tipit "Helvetica bold", ne nje sfond te bardhe. Madhesia e ketij shkrimi, ne varesi te gjatesise se tekstit te paralajmerimit, te zere pjesen me te madhe te mundshme te sfondit te bardhe te parashikuar per tekstin e paralajmerimit", thuhet ne vendimin e Komitetit per Mbrojtjen e Shendetit nga Duhani. Po sipas ketij vendimi, paralajmerimi duhet te jete i rrethuar me nje bordure e zeze, e cila do te jete jo me e ngushte se 3 mm dhe jo me e gjere se 4 mm. Kjo bordure nuk duhet te nderhyje, ne asnje menyre, te teksti paralajmerimit apo informacionin e dhene ne lidhje me produktin e duhanit.
Pervec ketyre paralajmerimeve, nje laborator do te ngrihet ne ISHP dhe do te mase cilesine e duhanit qe do te tregtohet ne vendin tone. S. Isaku
Lista
"Duhani demton rende shendetin tuaj"
"Duhanpiresit vdesin me te rinj"
"Duhanpirja bllokon arteriet dhe shkakton infarkt te zemres ose hemorragji cerebrale" "Duhanpirja shkakton kancer ne mushkeri"
"Duhanpirja gjate shtatzenise demton femijen tuaj"
"Ruani femijet: mos i lini ata te thithin tymin tuaj"
"Mjeku ose farmacisti juaj mund t'ju ndihmoje te lini duhanin"
"Duhanpirja shkakton varesi te forte, mos e filloni ate"
"Lenia e duhanit pakeson rrezikun e semundjeve vdekjeprurese te zemres dhe mushkerive"
"Duhanpirja mund te shkaktoje nje vdekje te ngadalte dhe te dhimbshme"
"Kerkoni ndihme per te lene duhanin"
"Duhanpirja mund te ngadalesoje rrjedhjen e gjakut dhe shkakton impotence" "Duhanpirja shkakton plakjen e fytyres"
"Duhani permban benzen, nitrosamine, formaline dhe cianid hidrogjeni".
Ligji
Nga nje janari i vitit qe vjen, te gjitha paketat do te permbajne keto mbishkrime per mbrojtjen e shendetit te personit, i cili e konsumon ate. Ky afat eshte percaktuar nga Komiteti Ndersektorial per vete faktin se kane qene firmat prodhuese qe kane kerkuar afate nga 8 muaj deri ne nje vit per plotesimin e ketyre kerkesave dhe per pergatitjen e formatit te ri te paketave. Pas kesaj date, asnje tregtar nuk do te lejohet te shese produkte duhani, te cilat nuk kane keto mesazhe shendeti ne paketa. Nderkohe qe nuk do te lejohen te tregtohen edhe paketat qe kane qarkulluar nje dite me pare. Kurse per sa u perket tregtareve te vegjel, ky afat u eshte lene per te shitur mallin stok dhe te mos furnizohen me me paketa duhani, pasi ato do te tregtohen vetem ne pika te vecanta.