Njohja e Kosoves, vullnet i palekundur i shqiptareve te Maqedonise
Kryetari i BDI-se te Maqedonise, Ali Ahmeti, deklaroi dje ne Tirane, se "pavaresia e Kosoves ka ndikuar dhe do te ndikoje shume mire ne Maqedoni, por edhe ne forcimin e stabilitetit dhe te paqes ne rajon". Ahmeti mori pjese ne Konferencen mbarekombetare mbi sfidat e Kosoves pas shpalljes se pavaresise. Duke u ndalur ne shpalljen e pavaresise se Kosoves, Ahmeti theksoi se "BDI ka kerkuar nga autoritetet e Maqedonise, Kryetari i Shtetit, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit qe te njohin pavaresine e Kosoves, te njohin shtetin sovran te Kosoves, dhe tani jemi ne pritje per te pare situaten". "Vullneti yne eshte njohja e shtetit te Kosoves dhe tani do te shohim se kur do te ndodhe ky moment. Dihet se 30 per qind e popullsise se Maqedonise eshte shqiptare, dhe jane per njohjen e pavaresise se Kosoves, por ka edhe komunitete te tjera sic eshte komuniteti serb, keshtu qe duhen disa perpjekje apo disa akrobacione politike, qe te mos ndodhe ndonje situate e pakendshme ne Maqedoni", tha Ahmeti. Ai shprehu bindjen se "njohja e pavaresise se Kosoves nga ana e Maqedonise do te ndodhe sepse ka interesa mjaft te medha mes Maqedonise dhe Kosoves, ka levizje mjaft te medha te njerezve e mallrave dhe pervec interesave ekonomike ka edhe interesa politike".
Duke u ndalur te ceshtja e vizave me Maqedonine, zoti Ahmeti pershendeti nenshkrimin e marreveshjes mes dy vendeve dhe theksoi se "ky eshte nje sukses shume i madh pasi ne jemi vende qe pretendojme per t'u integruar ne NATO dhe BE". "Vendosja e nje regjimi te ashper vizash mes dy vendeve, ishte nje vendim i papranueshem. Nuk mund te vendoseshin regjime te tilla te ashpra mes dy vendeve tona, pasi ne duhet t'i permiresojme raportet dhe jo t'i nxjerrim pengesa njeri-tjetrit. Kjo situate ka kaluar tashme dhe marreveshja duhet te miratohet nga dy parlamentet e Shqiperise dhe Maqedonise", tha Ahmeti.