Zjarri “djeg" Lurën, u dogjën 20 ha sipërfaqe pyjore
Vatrat e zjarrit, që qëndruan për katër ditë me radhë aktive në pyjet e Lurës në Peshkopi kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Pas një bilanci paraprak, drejtori i sherbimit pyjor në Diber, Gafurr Gazidede, thekson se një sipërfaqe prej rreth 76 hektarësh jane te pershkruara nga zjarri.
Ai thotë se nga kjo sipërfaqe janë djegur rreth 20 hektarë me pyje, ndërsa pjesa tjetër shkurre dhe bime të ndryshme, ndërsa dëmi më i madh është shkaktuar në fshatin Pregj-Lurë.
Zjarri në fshatrat e Lurës ka rënë që prej të premtes së kaluar dhe qëndroi aktiv për katër ditë me radhe, pasi terreni i vështirë dhe era e fortë influencuan në përhapjen e falkëve në pyje.
Nje problem tjeter që ka shkaktuar ky zjarr ishte edhe zhdukja e kafsheve te ketij masivi pyjor si Ujku, Lepuri dhe ne menyre te veçante ajo e gjelit te eger nje shpend ky i rradhe qe rritet vetem ne kete zone tashme te pushtuar nga flaket.