E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Sejdiu uron Berishën për zgjedhjet

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nëpërmjet një letre i ka përcjellë kryetarit të PD-së urimet e tij për fitoren e së djathtës në zgjedhjet e 28 qershorit. "Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju përgëzoj për fitoren e 28 qershorit, në të cilën ‘Koalicioni për ndryshim‘ mori përkrahjen e qytetarëve të Shqipërisë për të qeverisur vendin tuaj në mandatin e ardhshëm". Në letër shkruhej se "vlerësoj se procesi i zhvilluar zgjedhor u dha votuesve shqiptarë mundësinë që të përcaktohen të lirë për përfaqësuesit e tyre". Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka përcjellë edhe mesazhin e radhës, ku shprehet se "besoj se Shqipëria pas anëtarësimit në NATO në një kohë fare të shkurtër do të përmbushë kriteret për t‘u bërë anëtare e Bashkimit Europian, duke realizuar kështu një nga dëshirat dhe ëndrrat më të mëdha të kombit shqiptar".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›