Prokuroria: Verifikime në burg për personat e liruar në zgjedhje
Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e kallëzimit të PS-së, se ditën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri janë liruar dhjetëra persona nga burgu. Drejtues të prokurorisë kryeqytetase i kanë dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkresa përcjellëse, ku kërkojnë informacion nëse më 28 qershor 2009 është dhënë urdhër për lirimin e ndonjë të burgosuri, i dënuar për krime të rënda. Krahas bashkëpunimit me Drejtorinë e Burgjeve, puna e prokurorisë po përqendrohet tek informacionet në mënyrë operative, ku do të verifikohet në disa burgje të Tiranës nëse janë dhënë leje të tilla në kundërshtim me ligjin. Hetues të çështjes, nëse fillojnë procedimin penal, do të marrin nga burgjet në kryeqytet shkresat për çdo ndodhi në datën 28 qershor, por do të verifikohen edhe datat para zgjedhjeve, pasi PS-ja pretendon se disa të dënuar për vepra të rënda kanë marrë leje shpërblyese edhe në situatën parazgjedhore. Deri dje, burime zyrtare nga prokuroria deklarojnë se kanë filluar verifikimin e kallëzimit në fjalë dhe, nëse do të përmbajë elemente të veprës penale, do të fillojë një procedim, ku nuk përjashtohet as marrja në pyetje e zyrtarëve më të lartë të burgjeve. Sipas akuzës, hetimi i kallëzimit është shumë i vështirë, pasi në të nuk ka emra konkretë të denoncuar për veprime abuzive. Burimet deklarojnë se nuk mund të verifikohen të gjithë zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të Ministrisë së Drejtësisë, por, nëse ka ndonjë të dhënë që mund të përbëjë vepër penale, do të fillohet procedimi për persona konkretë. Nëse gjenden të dhëna komprometuese për një nga institucionet e vuajtjes së dënimit, do të fillohet procedimi për to.
Sipas Partisë Socialiste, ditën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri (28 qershor 2009) janë dhënë 150 leje shpërblyese për të burgosurit që ndodhen në të gjithë vendin. PS-ja kërkon nga Prokuroria e Tiranës fillimin e procedimit penal kundër personave të paidentifikuar, funksionarë politikë dhe publikë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e krimit të shpërdorimit të detyrës. Sipas denoncimit, nga lejet shpërblyese kanë përfituar edhe të dënuarit për vepra të rënda. "Duke filluar nga data 12 qershor 2009 dhe në vazhdim, IEVP, institucion në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë, janë dhënë rreth 150 leje shpërblyese dhe të veçanta. Nga të gjithë të dënuarit e shpërblyer me leje, rezulton që 80% e tyre të jenë dënuar për vepra shumë të rënda penale, si dhënia e lejes në kundërshtim me ligjin për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim", thuhet në kallëzim. Sipas saj, u janë dhënë leje shpërblyese dhe të veçanta të dënuarve për vrasje, plagosje të rëndë, trafikim droge, armësh e qenie njerëzore, prodhim e shitje narkotikësh, shfrytëzim prostitucioni, marrëdhënie seksuale me dhunë, vjedhje me armë e me dhunë.