E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Vata, lojtari më i mirë i ndeshjes

Në Bundesliga 2, Fatmir Vata, autori i golit të barazimit 1-1 në takimin Tus Koblenz-Kickers Ofenabh (1-1), është vlerësuar me notën 2.5 (shumë mirë) dhe është shpallur lojtari më i mirë i takimit.
"Aksione shumë të mira sulmuese, u kujdes me golin e tij nga goditja e lirë për të dhënë një pikë kulmore ndeshjes", motivon "Kicker" përzgjedhjen e tij.
Skerdilajd Curri me prezantimin e tij të pëlqyeshëm në barazimin në transfertë të skuadrës së tij, Erzgebirge Aue me Augsburgun (1-1) u vlerësua me notën e kënaqshme 3.5.
Në Ligën Rajonale të Veriut, Alban Ramaj shënoi golin e dytë në fitoren e Energi Kotbus II kundër Eintrahtit të Braunshvajgut (3-2). Rot Vajs Erfurt ku aktivizohet edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Blerim Rustemi (u zëvendësua në të 63') humbi thellësisht 3-0 me Vupertaler.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›