E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PEKIN 2008”. “Gabim Lojërat në Kinë”

Imazhet e kontestimit të kalimit të flakës nga individë me origjinë tibetiane në Londër e Paris kanë sjellë edhe një reagim i tjetër nga Italia. "Nga ajo që po ndodh them se është bërë një gabim që Olmipiada iu dha Kinës. Ajo që ndodhi në Londër e Paris ishte absolutisht e parashikuar", - thotë Margerita Granbasi, një përfaqësuese italiane e Komitetit Olimpik. "Nuk do të ishte t'i kërkohej sportit të tërhiqej nga një ngjarje si Lojërat Olimpike për probleme politike".
Anulohet stafeta
Stafetat e fundit të flakës olimpike në Paris u anuluan dje. Lajmi u bë i ditur nga policia franceze. Pishtari do të transportohet me autobus nga Asamblea Kombëtare mnë stadiumin "Charlety". Edhe ceremonia në bashkinë e Parisit për kalimin e flakës nga ish-notarja Kristian Karon dhe futbollisti Pedro Pauleta u anulua. Një grup këshilltarësh ekologjistë ekspozoi në brendësi të pallatit flamurin "Reporter ka kufi të Tibetit".
"Liri për Tibetin"
Flaka olimpike u nis nga Kulla "Eifel" (ora 12:35) në praninë e qindrave pesonave ku për të siguruar udhëtimin e 28 kilometrave u angazhuan rreth 3 000 policë. Udhëtimi i saj me flakëmbajtës në rrugët e Parisit u ndërpre, duke e vendosur për arsye sigurie në autobus. Gjatë kalimit të flakës ndodhën edhe incidente midis policisë dhe manifestuesve për cështjen e Tibetit. Midis të ndaluarave ishte edhe zëvendëspresidenti i rajonit francez, Ile-de-France. Qindra persona kërkuan "Liri" në Kinë për Tibetin.
Rozh i shqetësuar
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar shpehu shqetësimin e tij të madh pas protestave në Londër me rastin e kalimit të flakës olmpike. "Ne kërkojmë një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të krizës në Tibet, që ka shpëthyer në një valë protestash në botë - deklaroi presidentit i Komitetit, Rozh, gjatë një mbledhje në Pekin me drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar. Rozh deklaroi se "cilido të jetë motivi, dhuna nuk mund të krahasohet me vlerat e Lojërave".
Kina kundër Londrës
Kina dënoi aksionet dashakeqëse të manifestuesve filotibetanë, të cilët shqetësuan kalimin e flakës olimpike në Londër. Agjencia kineze "Kina e re" citoi një funksionar të Komietit Olimpik të Olimpiadës së Pekinit, i cili denonconte me forcë demonstratatr e ditës së diel në kryqytetin anglez, ku u arrestuan edhe 35 veta. Mijëra persona morrën pjesë në protesta duke thirrur "Turp Kina", duke denoncuar represionin në Tibet dhe mungesën e të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›