Toti mungon kundër “Djajve të kuq”

Francesko Toti nuk do të luajë kundër Mancester Junaitid. Kapiteni i Romës kishte deklaruar më parë se mund të luante në ndeshjen e dytë cerekfinale të Ligës së Kampioneve në "Old Traford", por tashmë mungesa e tij është zyrtare. Numri 10 i verdhekuqve nuk është përfshirë në listën e të thirrurve nga ana e trajnerit Luciano Spaleti, për shkak të problemeve ne kofshën e majtë. Midis 20 lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Anglisë do të jetë Alberto Akuliani, i cili mungoi në në ndeshjen kundër Xhenoas (3-2) në takimin e Serisë A. Kualifikimi i Romës pas humbjes 0-2 me skaudrën e Fergusonit në takimin e parë në "Olimpiko" është thuajse i pamundur.