E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela-Lala, barazim 3-3 në Bundesligë

Edhe pse shënoi golin e vetëm të takimit dhe që për me tëpër i siguroi fitoren e parë në transfertë të Energi Kotbusit kundër Duisburgut (0-1), pas pothuajse një viti, Ervin Skela nuk është konsideruar si lojtari më i mirë i ndeshjes, por edhe as i ekipit të tij.
Shqiptari, lojtari i skuadrës ideale të Bundesligës për javën e kaluar (Skela shënoi dy gola kundër Hertës), i vlerësuar me notën 3 (mirë) nga revista prestigjioze gjermane "Kicker", ka marrë një vlerësim më të dobët se portieri Tremel (2.5, lojtari më i mirë i takimit) dhe mbrojtësi Cvitanovic (2.5).
Edhe kapiteni i Kombëtares shqiptar, mesfushori i Hanoverit, Altin Lala, ka marrë të njëjtën notë, 3, në ndeshjen Volfsburg-Hanover 3-2. Talenti i ri kosovar, Faton Toski, i cili luajti si zëvendësues me fillimin e pjesë së dytë, është vlerësuar me notën 4 (e kënaqshme) në humbjen e ekipit të tij, Eintraht Frankfurt me Nurembergun (1-3).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›