E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam, 50 herë më shumë se mesatarja

Ylli aneglez Devid Bekam fiton 50 herë më shumë se paga mesatare e Major League Soccer, edhe pse niveli i pagave në kampionatin amerikan i futbollit ka një rritje prej 12 për qind duke e cuar aë në 129 395 dollarë në vit.
Me 6.5 milionë dollarë të ardhura, Bekam fiton dy herë më shumë se lojtari i dytë më i paguar në ligën amerikane, futbollisti i Cikagos, Cuauhtemok Blanko (2 666 778 USD).
Bekam u bashkua me Los Angeles Galaxy në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, duke sjellë një vëmendje më të madhe për futbollin amerikan.
Marcelo Gallardo i D.C. United është lojtari i tretë më i paguar me 1 874 006 USD. Më pas vinë dy lojtarë të Nju Jorkut, Huan Pablo me 1 593 750 USD dhe Klaudio Reyna (1 265 000 USD).
Bashkëlojtari i Devid Bekamit te Galaksi, Landon Donavon fiton 900 mijë USD.
46 lojtarë fitojnë në ligën amerikane minimumi 33 mijë dollarë, por ka edhe shifra më të ulëta. 30 futbollistë fitojnë nga 17 mijë USD, ndërsa 43 të tjerë 12 900 USD.
Pagesa mesatare e llogaritur midis lojtarëve më të paguar dhe atyre që paguhen më pak arrin në 61 273 USD për 333 lojtarët e regjistruaar. Në fakt, kjo përbën një rritje jo të vogël: 16 për qind më shumë se vitin e kaluar, ku mesatarja ishte 52 965 USD.
Të ardhurat përfshijnë pagesat por dhe bonuset që përfitojnë lojtarët nga marketingu në vitin 2007. Bekam ka një pagesë bazë prej 5.5 milion dollarë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›