E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmir Xhafaj deklaron se s’bëhet pazar me hetimin, Edvini e turpëron para deputetëve

Deklarimet publike të Fatmir Xhafës se “s’shkojmë në parlament për të bërë pazar, por për të mbrojtur të drejtën e hetimit të zgjedhjeve” kanë zbuluar karakterin prej matrapazi të Edvin Ramës, i cili i ka marrë bojën Xhafës në mes të deputetëve, se po i rrezikonte përqindjen politike të radhës

Fatmir Xhafa, deputeti socialist dhe Sekretari për çështjet Ligjore në PS në një prononcim të tij për mediat, i ‘shkau’ goja duke përmendur një fjalë tepër të dashur dhe lakmuese për eprorin e tij, Edvin Rama. “Ne nuk bëjmë pazare, duam zgjidhje nga kryeministri Berisha”. Ishte deklarata e Xhafajt, duke u justifikuar për tendenca të qarta, sipas tij, të opozitës në zgjidhjen e shpejtë të ngërçit politik.

Fatmir Xhafaj zbuloi pa dashje karakterin e rëndomtë të Edvinit, atë të një “pazarxhiu politik”.

Por kjo nuk u mbyll me kaq. Përdorimi i një fjalori të tillë nga deputeti socialist nuk është e dënueshme për të, por në thelb ajo thotë gjithçka, thotë se kryesocialisti në detyrë e ka trajtuar sistemin politik në vend, si një arenë pazari shit-blerjes sipas interesave të rëndomta të tij.

“Nëse na kërkohet të lëshojmë për të bërë pazare ne deklarojmë se nuk kemi ndërmend ta bëjmë një gjë të tillë. I takon kryeministrit ta bëjë zgjidhjen, sepse i takon atij të jetë krye i urti në këtë vend. Berisha duhet të bëjë ofertën e tij”, deklaroi deputeti socialist Fatmir Xhafaj, në citimin pa dashje të termit “pazar” por që i ka kushtuar fyerjet dhe kërcënimet çnjerëzore të të rebeluarit Edvin Kristaq Rama. “Kamxhiku” këtë radhë ka rënë mbi Fatmir Xhafaj, se ishte ky i fundit që i ka bërë nderin më të madh klasës politike të këtij vendi, duke i çjerrë maskën pseudopolitikanit pazarxhi, Edvin Kristaq Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›