Për kë do të votojnë emigrantët?
Flet kryetari i Lega Nazionale Albanese të shqiptarëve të Italisë, kandidati i Partisë Bashkimi Demokrat (Nr. 18) të Polit të Lirisë, z. Ismet Mehmeti
Z. Mehmeti, ju jeni kandidat i Polit të Lirisë në krye të listës së Partisë Bashkimi Demokrat të qarkut të Durrësit, pra vini si përfaqësues i emigrantëve të Italisë, madje si kryetar i shoqatës “Lega Nazionale Albanese” (për të cilën do t’ju pyes më poshtë). A mund të na thoni pse zgjodhët Polin e Lirisë, që drejtohet nga z. Meksi dhe ç’ju lidh me Partinë Bashkimi Demokrat?
Dy arsye të forta: Së pari, emri dhe personaliteti i z. Meksi, njeriut që drejtoi qeverinë në periudhën midis dy sistemeve, që e transformoi Shqipërinë nga një vend të ekonomisë së planifikuar në një vend të tregut të lirë dhe njeriut që pati moralin e lartë të japë dorëheqjen, siç e dimë të gjithë në marsin e vitit `97, duke marrë me vete përgjegjësitë që nuk i takonin. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se emri i tij në këto 12 vjet heshtje aktive nuk u kontestua asnjëherë, nga askush, apo nga ndërkombëtarët. Së dyti, Partia Bashkimi Demokrat, si parti e emigrantëve, e themeluar në Firence të Italisë, në vendin ku unë jetoj, nga patrioti Isa Ndreu.
Si e shikoni Polin e Lirisë në këto zgjedhje?
Një formacion politik i qendrës së djathtë që duhet të solidarizohet, një e djathtë e mirëfilltë me një program fleksibel, një sfidë e vërtetë ndaj një qeverisjeje të çalë dhe një opozitë aspak influente, një mundësi reale drejt familjes europiane, një program konkret për të zgjidhur problemin e pronës të ish-të përndjekurve dhe të emigrantëve...
Le të ndalemi te kjo e fundit?
Po, mospërfshirja e emigrantëve në procesin e votimit i rrezikon seriozisht zgjedhjet e 28 qershorit, për të cilën ne i jemi drejtuar përfaqësuesit të BE-së, z. Lohan dhe do t’i kontestojmë zgjedhjet para selisë së Parlamentit Europian në Strasburg, sepse ne jemi qytetarë të lirë të Europës demokratike dhe lëvizim lirisht pa viza. Dhe është rasti t’i kujtoj klasën politike shqiptare se ne emigrantët jemi urë lidhëse e Shqipërisë në Europën demokratike, sepse ne, tashmë, jemi të integruar në familjen e madhe europiane. Por, emigrantët kanë problematikën e tyre, ndaj ishte i nevojshëm vullneti i qeverisë dhe opozitës për të hartuar ligjin për emigrantët, në mënyrë që këta të fundit të kishin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ardhshëm shqiptar për të sjellë atje problemet e tyre, si çështja e racizmit, që shumë apo pak emigrantët e mbajnë mbi supe, çështja e punësimit dhe e legalizimit të tyre mbetet problemi kryesor i emigrantëve dhe qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë hap.
Dhe le të mos harrojmë një fakt shumë të rëndësishëm: politika shqiptare ka përjashtuar nga procesi i votimit atë pjesë të popullit shqiptar, kontributet e të cilëve sigurojnë mbijetesën e pjesës tjetër që jeton këtu. Dhe këtë ne nuk do ta kalojmë lehtë. Por ajo që na shqetëson më shumë për këtë fakt, është heshtja e shtypit dhe e medias, çka tregon “pavarësinë” e saj relative nga politika.
Por emigrantët nuk janë të përjashtuar, ata kanë të drejtë të vinë e të votojnë. Por Kushtetuta shqiptare dhe të gjitha kushtetutat e demokracive të përparuara thonë se çdo shtetas ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet. Kjo do të thotë se emigrantët nuk janë të interesuar (dhe kjo është logjike) të vijnë me tërë ato shpenzime e të votojnë kandidatin e Sali Berishës, Edi Ramës apo të partive të tjera.
Por ju personalisht jeni përfaqësues i emigrantëve?
Ky është një vendim imi personal si kryetar i Shoqatës që e përmenda më lart, por unë kandidoj si përfaqësues i Polit të Lirisë, për Partinë Bashkimi Demokrat, që natyrisht, n.q.s. do të zgjidhem, do t’u shërbej emigrantëve në ato probleme që përmenda më sipër.
Dhe së fundi, le të ndalemi te Lega Nazionale Albanese që ju përfaqësoni, roli që ajo luan në jetën e emigrantëve të Italisë...
Në Itali jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, të integruar tashmë në jetën ekonomike italiane, që punojnë jo vetëm si punëtorë, por që kanë edhe bizneset e tyre si artizanë apo punëdhënës. Ne si shoqatë kemi ngritur zërin që këta njerëz, ashtu siç janë të integruar në jetën ekonomike, duhet të marrin pjesë edhe në jetën politike, duke e mbështetur kërkesën tonë në një element esencial: koncepti themelor i ekzistencës së njeriut në një shoqëri të emancipuar nuk është dhe nuk mund të jetë kombësia apo shtetësia, por rezidenca.
Intervistoi: Agron Prebibaj
25 Qershor 2009