Jak Ndokaj: “Raporti për kandidatët futi në listën e zezë vetëm hartuesit e tij”
Intervista e kandidatit të PDK-së, i përmendur në raportin për kandidatët e padëshiruar
Publikimi i listës me “kandidatët problematikë për deputetë” duket se përveçse habisë së emrave të përfshirë, ka sjellë edhe reagimin e tyre institucional. Një prej kandidatëve të përmendur, deputeti i PDK-së, Jak Ndokaj, nuk ka preferuar të padisë OJF-të e udhëhequra nga ish-presidenti Moisiu, të cilat hartuan raportin. Gjithsesi, në një intervistë për gazetën, deputeti Ndokaj ka sqaruar pozicionin e tij pas publikimit të raportit.
Zoti Ndokaj, emri juaj figuron në atë që së fundi u quajt si “lista e zezë” e kandidatëve për deputetë. Ju si e gjykoni renditjen e emrit tuaj në këtë listë të hartuar nga një grup organizatash jofitimprurëse?
Nuk dëshiroj ta nis përgjigjen me përgënjeshtrimin bajat të radhës, por dëshiroj që këtij publikimi dhe amplifikimit mediatik që iu kushtua t’i bëj një analizë të qetë dhe logjike. Pra, kemi disa OJF të kryesuara në këtë nismë nga ish-presidenti Alfred Moisiu, që nxjerrin një listë me deputetët dhe që sipas tyre janë problematikë. Paraprakisht më lejoni të them se bëhet fjalë për një dokument që ata e kanë paraqitur në formën e një raporti. Në këto kushte është e padiskutueshme dhe e domosdoshme që zotërinjtë që kanë shpallur raportin duhet të na ofrojnë edhe metodologjinë e vlerësimit. Pra duhet të na tregojnë se cilët kanë qenë parametrat që disa deputetë si ne, që u shpallëm në “listën e zezë”, nuk i plotësonim kriteret dhe që deputetët e tjerë apo kandidatët e tjerë i plotësuan. OJF-të në fjalë kanë shpallur një tip formulari, që me sa pashë unë, kishte si parametër kartelën penale të kandidatit, raportet e kandidatit me institucionet e Drejtësisë, aktivitetin e tij politik e social apo dhe nivelin e arsimimit. Deri tani unë vetëm këto kritere kam parë dhe më duken jashtëzakonisht kurajozë zotërinjtë që kanë hartuar raportin sepse rekordet dhe të dhënat e mia janë të aksesueshme lehtësisht e nuk ka kurrfarë diskutimi që unë nuk ngelem pas në plotësimin e të gjitha këtyre kritereve të shpallura. Për dijeni, kam kryer një aktivitet dhe një jetë gjithnjë brenda kornizave dhe në respekt të ligjit. Le të dalë sot dikush dhe të gjejë dhe të provojë nëse vetëm për disa sekonda të jetës time kam rezultuar ndonjëherë në veprimtari të kundërligjshme. Gjithashtu le të marrim dhe rastin e kontributeve politike apo aktivitetin publik. Vetëm në legjislaturën e katër viteve të fundit jam autori dhe nismëtari i Komisionit Hetimor për Përgjimet. Më lejoni që paraprakisht t’ju them se hetimi në këtë lëmë nuk është diçka aq e thjeshtë siç mund të mendohet. Jemi gjendur nën presionin e disa prej institucioneve më të larta në vend dhe kemi ditur që të çojmë deri në fund misionin që morëm përsipër. Por nuk është vetëm kryesimi i këtij komisioni, personalisht kam qenë prezent në komisionet e përhershme të Kuvendit, e rastet kur kam munguar kanë qenë ose për shkak të vizitave zyrtare të punës ose për shkaqe të rëndësishme jetësore.
Nuk do të lë pa përmendur dhe disa dhjetëra propozime të bëra në formë zyrtare, pra jo me ndonjë fjalim informal në Kuvend, por propozime ligjore, për disa ligje të rëndësishme si ato që kanë lidhje me dosjet, pronat apo pensionet dhe ndihmesën ndaj shtresave të varfra.
Kalojmë te arsimi. Fatmirësisht kam gjetur kohën dhe vullnetin për të përfunduar dy fakultete. Pra të paktën nga kriteret që vetë këto OJF kanë shpallur e gjej veten mëse në rregull dhe, me sa shoh, implikimi i emrit tim është në turpin e hartuesve të raportit dhe jo në turpin tim.
Disa kandidatë të cituar në raport kanë paditur ish-presidentin Moisiu. Ju keni ndër mend të veproni në të njëjtën linjë?
E përjashtoj kategorikisht një gjë të tillë. Unë jam informuar për këtë padi, sikurse jam informuar se një tjetër kandidat i përmendur në raport i ka akuzuar hartuesit e raportit se i kanë kërkuar një shumë të madhe lekësh në këmbim të heqjes së emrit. Unë personalisht nuk dëshiroj ta zgjas më këtë punë. Për ish-presidentin Moisiu di se është një ish-president i respektuar dhe i përkushtuar gjatë kohës që mbante funksionin publik. Sot e shoh në krye të këtij raporti dhe më vjen keq që del ish-presidenti Moisiu dhe bëhet garant i një raporti të stisur. Ajo që unë do bëj me siguri do jetë angazhimi maksimal në jetën politike pa kthyer kokën mënjanë ndaj cilitdo raporti që nuk ka lidhje me të vërtetën. Do t’ju ftoja të bënit vetëm një pyetje me veten tuaj: Sot, kandidatë për deputetë janë disa, ministra, ish-ministra dhe ish-deputetë që kanë probleme të certifikuara publikisht me ligjin. Si ka mundësi që nuk gjenden në raport këto rekorde? Për mua kaq do të mjaftonte për të kuptuar se çfarë është në të vërtetë ai raport.
25 Qershor 2009