E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, poeti në Turqi për kurim

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vizitoi sot pasdite në Pavijonin e Neurologjisë poetin Xhevahir Spahiu, i cili gjendet i shtruar prej disa ditësh në gjendje kritike shëndetësore, si pasojë e goditjes nga një ishemi cerebrale. Kreu i shtetit shqiptar u shoqërua nga mjekë e drejtues të qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza" të Tiranës, të cilët po e ndjekin intensivisht situatën. Ai u interesua hollësisht për gjendjen dhe shëndetin e poetit dhe anëtarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Xhevahir Spahiu dhe u vu në dijeni nga dr. Mentor Petrela se gjendja e z.Spahiu po shkon drejt stabilizimit. Presidenti Topi shprehu urimet më të përzemërta për shërim të shpejtë dhe i siguroi familjarët e poetit për mbështetjen humane dhe institucionale si President i Republikës. Nga ana e tyre, familjarët e zotit Spahiu e falënderuan Presidentin për vizitën, duke shprehur mirënjohjen për interesimin e vazhdueshëm për gjendjen shëndetësore të poetit. Sot, poeti Xhevahir Spahiu do të niset për një kurim të specializuar në Turqi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›