E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Lubonja: I trishtuar nga reagimi i Berishës, prisja përgjigjie institucionale

Pubilicisti Fatos Lubonja iu është përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha në një intervistë për gazetën Panorama, ndërsa si zakonisht nuk ka lënë pa u marrë edhe me opozitën, duke e barazuar atë me Berishën.

Sipas tij, dy partitë e mëdha kanë vendosur llogoret e tyre  duke hedhur në frontin tjetër cilindo që i kritikon , ndërsa denoncon interesat ekonomike mbi të cilat vepron politika në Shqipëri.

Ai pohon se reagimi i kryeministrit ishte për shkrimin e tij, ku flitej për ndërtimin pa kriter në të gjithë Shqipërinë të HEC-eve.

E prita me trishtim. Dhe, pa humor, besoj se ragimi ishte bash ndaj shkrimit tim. Pavarëssht nga gjuha që përdor unë si gazetar, që më lejohet të përdor edhe satirën, apo ironinë dhe provokimin, thelbi i artikullit meritonte një përgjigjie serioze, institucionale dhe jo përgjigjie plot insinuata dhe sulme ndaj personit. E para gjë që dua të them, është se unë ka shumë kohë që e ngre këtë shqetësim. Thelbi i shkrimit tim ishte që në Shqipëri nuk ka një vizion të qëndrueshëm , afatgjatë por interesa klientare  bizesesh të tipit “kafsho dhe ik, që kanë kapur dhe komandojnë politikën me pasoja katastrofike për territorin. Këtë e kam denoncuar në mënyrë të vazhdueshme dhe gjatë kohës kur në pushtët ishin sociallistët. Në atë kohë e kam vënë veçanërisht theksin  tek industria e ndërtimit që shkatëroi shumëçka në bregdetin tonë , në qytetet tona, në tokat tona të bukës me pasoja që sot i sheh kushdo-poho Lubonja.

Ndërsa për akuzën që kryeministri e konsideron si anti-globalist, ai përgjigjet se këtë mund ta hanë injorantët dhe se kryeministri e ka humbur kontaktin me njerëzit, ndërsa mbi heshtjen e opozitës ai thekson se ajo që ai trajton, nuk ka të bëjë thjesht me emrat Rama-Berisha, por është çështje sistemi  i marrdhënies biznes-politikë dhe opozita eviton të merret me këtë, pasi është vetë ndërtusja e këtij sistemi, është peng i tij dhe e propagandistëve të tij.

Në lidhje me pyetjen nëse duhet ndërruar kjo qeverisje, Lubonja shprehet:

Unë jam i mendimit që kjo qeveri duhet ndëshkuar sepse ka dështuar dhe po i del situata gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit. Nuk po kontrollohen dot më as zjarret e le më kriminaliteti që është bërë i frikshëm. Ndoshta kryeministri takon vetëm njerëz të kënaqur dhe xhepaplotë, por mua më rezulton se pasiguria e së ardhmes dhe pyetja gjithë frikë Ku po i rrisim fëmijët? po pushton një pjesë gjithnjë e më të madhe të shoqërisë. Ndërkaq jam shumë i vetëdijshëm se duhet një projekt i besueshëm nesër, që të mos ndërrojmë vetëm shoferin e makinës, ndërkohë që makina vazhdon të ecë drejt humnerës. E kam thënë dhe në shkrimin e fundit dhe e përsëris që për fat të keq nuk shohim projekte bindëse nga opozita e vjetër dhe opozita e re që të ndryshojë rrugën e kësaj makine. Në këtë aspekt, mendimi im është se duhet kushtëzuar fort opozita për të ndërtuar një projekt të tillë, duhet bërë luftë politike që nesër, nëse ikën kjo qeveri, të mos përsëritet e njëjta situatë me pasoja të nëjta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›