Fatos Nano: "Politika, me shume bashkepunim per rrugen drejt BE" Rozeta Rapushi
Ish-kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano, shfrytezoi dje viziten e ngushellimit ne Familjen Mbreterore, per te dhene mesazhe bashkepunimi dhe dialogu per politiken shqiptare. Pas ngushellimeve te bera per ndarjen nga jeta te pretendentit te Fronit Mbreteror, Leka Zogu I, Nano i sugjeroi forcave politike qe te shumefishojne pikat e bashkimit. "Te gjitha kontributet qe familja Zog ka ushtruar ne historine e shtetit shqiptar, duhet ta nxisin politiken te shumefishoje pikat e bashkimit", theksoi Nano dje. Sipas tij, bashkepunimi, pikerisht ne kete moment, duhet te shtohet, ne menyre qe Shqiperia te vazhdoje me dinjitet rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimit Evropian. "Duhet te shumefishohen kontributet qe Shqiperia te vazhdoje me dinjitet rrugen e perfaqesimit ne familjen evropiane dhe te integrimit me simotrat e saj, sic vjen ky kontribut dhe mesazh edhe nga Familja Mbreterore dhe aktiviteti i saj", theksoi ish-kreu socialist Nano. Nga ana tjeter, ish-kreu socialist shtoi: "Une besoj se ky bashkim ndjenjash eshte pjese e nje referendumi". Nano komentoi keshtu, zhvillimet e fundit politike qe kane reflektuar dialog persa i perket disa prej projektligjeve te rendesishme, si dhe reformave qe kerkohen nga Bashkimi Evropian. Ne kete menyre, ish-kreu socialist jo vetem qe mirepriti bisedimet mes paleve, por inkurajoi me tej bashkepunimin mes dy forcave te medha politike. Si nje mundesi kjo, qe edhe vendi yne te plotesoje kerkesat e Bashkimit Evropian, ne menyre te vecante sa i perket 12 rekomandimeve te Komisionit Evropian, kusht per marrjen e statusit te vendit kandidat. Jo pak here, Nano eshte shprehur kritik ndaj qendrimit bojkotues, ne bllok, te deputeteve socialiste ndaj institucionit te Kuvendit. Bojkot qe, per dy vjet me radhe, pengoi miratimin e projektligjeve te rendesishme, pjese e prioriteteve te BE-se. Vetem kete sesion te ri parlamentar, opozita vendosi qe te thyeje bojkotin dhe te marre pjese ne Kuvend. Se fundmi, ne nentor, edhe te bashkepunoje per votimin e projektligjeve qe kerkojne 84 vota ne Kuvend. Paralelisht, partite rane dakord edhe per nisjen nga puna me reformen zgjedhore, e cila ne fakt duhet te ishte realizuar para zgjedhjeve lokale te 8 majit. Gjate dites se djeshme, pas vizites ngushelluese ne Familjen Mbreterore, Nano tha se Leka Zogu i Pare eshte nje nga simbolet dhe kontributet atdhetare. "Eshte nje detyre politike dhe kombetare te jemi prane Familjes Mbreterore. Leka Zogu i Pare eshte nje nga simbolet dhe kontributet atdhetare qe duhet ta nxise politiken te shumefishoje pikat e bashkimit", theksoi ai.