E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rastet e incidenteve ne spitale

Prokurori, vdiq nga diagnoza e gabuar

Nje i ri 27-vjecar, nga qyteti i Durresit, me profesion prokuror, ka qene nje nga rastet me te perfolura per vdekjen e tij, pasi mjeket ngaterruan diagnozen. Prej nje kohe relativisht te gjate, prokurori u kurua per semundje infektive, por shendeti i tij sa vinte dhe perkeqesohej nga dita ne dite. Vetem pasi gjendja e tij shendetesore u rendua se tepermi, u konstatua se ai vuante nga semundja e zemres. Por, duke qene se kjo semundje kishte avancuar shume dhe nuk mund te kurohej me, ai humbi jete si pasoje e neglizhences se bluzave te bardha.

Nena 36-vjecare, vdes ne maternitet

Marina Mrruku, 36 vjece, nga Rubiku, nene e dy femijeve, ka qene krejt e pa fat gjate lindjes se femijes se trete. Femija ka lindur i vdekur, ndersa ajo vete nuk ka mundur qe te mbijetoje me shume se 40 minuta pas lindjes. Rreth dy dite me pare se te ndodhte ngjarja, 36-vjecarja, lindur ne fshatin Perlat, te komunes se Kthelles dhe me banim ne qytetin e Rubikut, eshte paraqitur prane maternitetit te qytetit te Rreshenit. Ajo eshte sjelle ne spital nga kunata e saj, pasi bashkeshorti i saj ishte emigrant ne Greqi.

Gruaja, humb jeten tek Onkologjiku

Nje paciente 35vjecare humbi jeten ne sallen e operacionit te spitalit onkologjik, ndersa ishte duke iu nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale ne gjendrat tiroide. E ndersa familjaret e saj kane marre garancine e plote nga mjeku, i cili do te kryente operacionin, nuk kane mundur te besojne lajmin tragjik i cili iu dha pak minuta me vone pasi 35-vjecarja, me origjine nga Tropoja, por banuese ne kryeqytet, nderroi jete. Sipas mjekeve, shkak i vdekjes se gruas ka qene nje infarkt pak momente para se te fillonte operacioni.

Djaloshi nga Pogradeci, paralizohet dhe verbohet

Nje djale 17-vjecar, me origjine nga Pogradeci, humbi pjesen me te madhe te shikimit dhe eshte paralizuar. Paraprakisht u deklarua se shkaku kryesor i ketij demtimi ka qene mungesa e kujdesit te mjekeve gjate vendosjes se anestezise, para se te fillonte operacioni. Megjithese u perfol shume per masa ndaj mjekeve qe moren pjese ne operacion, ende nuk ka asnje vendim nga drejtuesit e sektorit te shendetesise. Nderkohe qe do te jete prokuroria, ajo qe do te vazhdoje hetimet e metejshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›