Fatos Tarifa promovon librin "Kalorësit e Humbur të Kryqëzatës Anti-Kadare"
Ismail Kadare ishte ndërgjegjja e asaj lëvizjeje intelektuale dhe e lëvizjes studentore që u ngritën kundër diktaturës. Pjesa më e madhe e veprave të tij kanë qënë të tilla që kanë shërbyer për të hapur sytë qindra mijëra shqiptarëve, të cilët e provuan si eksperiencë të tyre ekzistenciale periudhën e regjimit komunist. Këto janë fjalët që Fatos Tarifa vlerëson figurën e tempullit të artit shqiptar Ismail Kadare në librin e tij "Kalorësit e Humbur të Kryqëzatës Anti-Kadare". Një libër që mer frymëzimin nga polemikat e mes Rexhep Qoses dhe Kadaresë.
Tarifa në esetë e tij del hapur në mbrojtje të Kadaresë ku bën një kritikë jo letrare por sociologjike ndaj një polemike të pak viteve më parë në fushën e letrave të cilën ai e quan si kryqezatë anti-Kadare.