Fatura e pastrimit të bregdetit, 25 milionë dollarë
06/11/2009 Ujërat e zeza problemi më i madh. Vendosja e filtrave, mundësia e vetme
Ngarkesa mikrobiologjike, 6 herë më e lartë se normat e lejuara
DURRES- Fatura financiare e pastrimit të ujërave të zeza që derdhen në detin Adriatik nga kolektorët e Durrësit llogaritet të kap shifra shumë të larta. Specialistët mendojnë se duhen më shumë se 25 milionë dollarë dhe se pjesa më e madhe e kësaj fature duhet të kalojë në Durrës për shkak të gjerësisë dhe gjatësisë së vijës bregdetare të frekuentuar nga pushues. Në Durrës sot shfrytëzohet vetëm 6 km vijë detare, ndërsa bregdeti më i madh në vend nëse do të ketë infrastrukturë dhe do të përdoret teknologji e kohës mund të shfrytëzohet nga kufiri me Kurbinin deri në kufi me Kavajën në një gjatësi prej 60 km. Sipas specialistëve, vendosja e filtrave në tubat e shkarkimit të ujërave të zeza mund të jetë rruga e vetme për certifikimin e pastërtisë nga ndotja. Impiante të pastrimit të ujërave të zeza priten të vihen në punë në Durrës e në Kavajë dhe se në një periudhë të afërt do të fillojë ndërtimi i impiantit për këtë qëllim edhe në Vlorë. Mbrojtjen e ujërave bregdetare nga ndotja e shkarkimeve të lëngëta urbane dhe fekalet është një nga politikat afatgjata të qeverisë shqiptare, e cila në Durrës tre vite më parë ka financuar projektin për ndërtimin e impiantit të madh në Shën Vlash, në vendin e ish rezervateve të peshkut Plazhi i Durrësit mesatarisht në tri pika ka ngarkesa mikrobiologjike në ujin e detit 1200 MPN, shifër kjo që është gjashtë herë më e lartë se norma e lejuar. Zonat problematike janë Currilat, zona e portit ku derdhen kolektorët e pallateve tek shëtitorja “Taulantia” dhe Shkëmbi i Kavajës-Përroi i Agait. Sipas mjekëve specialistë, uji i ndotur krijon dëmtime serioze dhe sëmundje të lëkurës si dhe infeksione të shumta. Nga ana tjetër Durrësi ka probleme lidhur me higjienën e ujit edhe nga papastërtia shumë e madhe e ujit të lumit të Erzenit dhe Ishmit, ujërat e të cilëve derdhen në det. Këshilli i qarkut në Durrës ka ndërmarrë disa projekte me financime të huaja për të tenderuar fillimisht studiot e projektimeve për të kaluar më pas në fazën e investimit të projekteve për ndërtimin e impianteve për pastrimin e ujit që derdhet në det. Në mënyrë paralele me këtë nismë, e cila i ka fillesat këtu e 5 vjet më parë, qarku ka kërkuar nga njësitë vendore të monitorojnë hapësirat dhe territoret ku ata ushtrojnë autoritetin ligjor për të shmangur ndotjet nga pakujdesitë. Një sërë fabrikash e punishtesh si dhe pika servisi e shoqëri të ndryshme me aktivitet dhe linja prodhimi në këtë qark depozitojnë në anë të lumenjve dhe në buzë të detit tonelata me mbeturina një pjesë e të cilave janë karburante, vajra, graso dhe lëndë tjetër që ndot ujin e detit. Sipas informacioneve zyrtare dhe vëzhgimit në terren, Durrësi ka 15 vatra me rrezikshmëri të lartë ndotje dhe për secilën prej tyre qarku ka kërkuar informacione të sakta dhe periodike lidhur me masat që marrin për të zbutur shifrat e ndotjes.