Krimi ekonomik tani hetohet me pajisje kompjuterike
06/11/2009 Qeveria amerikane i dhuron policisë pajisjet speciale
Gjermanët financojnë projektin për kontrollin e kufijve
TIRANE- Ambasada amerikane i ka dhuruar policisë shqiptare disa pajisje speciale, me qëllim hetimin e krimit ekonomik dhe kompjuterik, ndërsa qeveria gjermane ka filluar financimin e fazës së dytë të projektit për forcimin e kontrollit të kufijve dhe luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar. Në ceremoninë e dhurimit, mori pjesë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili vlerësoi maksimalisht ndihmën e dy qeverive në aspektin e mbështetjes në luftën kundër krimit ekonomik dhe të besimit që kanë fituar agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri. “Vlerësoj ndihmën e partnerëve tanë për këtë ndihmë dhe i siguroj se investimi i taksapaguesve euroatlantikë në ndihmë të policisë së shtetit nëpërmjet trajnimeve është një investim, i cili do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të policisë së shtetit. Njohuritë e fituara si dhe perfomanca e personelit të policisë së shtetit do të jenë kritere vendimtare për sa i përket gjithë politikave të kuadrit”,-tha ministri Basha. Ndërkohë ambasadori i SHBA-së Withers duke vlerësuar në fjalën e tij punën e policisë së shtetit në përballjen me sfidat e reja të kriminalitetit, u shpreh se kompjuterët dhe programet e sofistikuara që dhurohen do të përmirësojnë ndjeshëm aftësitë e seksionit të analizës ligjore të sektorit të krimit kompjuterik për të rikuperuar provat elektronike. Withers e cilësoi thelbësor rritjen e kapaciteteve të policisë shqiptare në hetimet dhe ndjekjet penale moderne, veçanërisht ato që përfshijnë mashtrimin financiar, krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin kompjuterik dhe shkeljet tatimore. Ndërsa ambasadori gjerman Borchard theksoi se financimi i fazës së dytë të projektit për sigurinë e kufijve dhe luftës kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme kryhet në kuadër të mbështetjes që po jep qeveria gjermane për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Ambasadori Borchard vlerësoi se rezultatet e deritanishme në luftën kundër krimit të organizuar janë mjaft optimiste dhe ndihma e qeverisë gjermane konsiston në zhvillimin e elementëve të bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar.