E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Ndërkombëtarët të ushtrojnë trysni mbi Beogradin

Sipas kreut kosovar, këto struktura nuk janë as në interesin e vetë banorëve serb. Sejdiu kërkoi që forcave politike në Serbi, të cilat janë mbështetur nga komuniteti ndërkombëtarë, duhet t'u thuhet se veprimet e tyre nuk janë në pajtim me këtë mbështetje.

"Beogradi nuk e ka dëshmuar pro evropianizimin e tij, por përkundrazi ka disa qasje të tjera për të krijuar paralele sepse kanë mbështetje të fortë nga Rusia”, theksoi Sejdiu duke iu referuar vizitës së para disa ditëve të Presidentit të Federatës Ruse, Medvedev në Beograd dhe deklaratave të tij për Kosovën.

Sejdiu mesazhet e Medvedevit i quajti "joracionale", të cilat pengojnë një "lëvizje pozitive" në politikat properëndimore që disa vendet duhet të kenë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›