Vdekja e gruas shtatzënë në spital, çështja në Prokurori
06/11/2009 Apeli rikthen çështje 5 vjet pas ngjarjes. Nuk u sqaruan procedurat mjekësore
BERAT- Pesë vjet pas vdekjes së Mimoza Mançes, gruas shtatzënë që humbi jetën në spital, ndërsa priste të sillte në jetë fëmijën e saj të tretë dhe kur dukej se kjo çështje ishte harruar, Gjykata e Apelit në Vlorë rikthen shpresat tek familjarët për zbardhjen e ngjarjes që i mori jetën 32-vjeçares dhe bebes së saj ende pa ardhur në jetë. Kjo gjykatë mësohet se ka vendosur pak ditë më parë të rikthej pranë organit të Prokurorisë në Berat hetimin e çështjes duke rrëzuar në këtë mënyrë dhe çdo vendim për pushimin e saj, ashtu siç vendosi kohë më parë gjykata e Beratit. Kështu Gjykata e Apelit në Vlorë mësohet se me një vendim me numër 229 që mban datën 25.09.2009 ka vendosur të rikthejë pranë organit të akuzës në Berat hetimin e çështjes së vdekjes së 32-vjeçares Mançe dhe bebes së saj që nuk mundi të vinte në jetë. Në këtë vendim është përcaktuar qartë se bazuar në përfundimin e aktit të ekspertimit të kësaj çështjeje në Apelin Vlorë është gjendur i gabuar vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor Berat, gjykatë e cila vendosi rrëzimin e kërkesës penale të bashkëshortit të viktimës, Arben Mançe, për pushimin e çështjes. Gjykata e Shkallës së Dytë pas apelimit të çështjes ka argumentuar se nga ekspertët nuk është sqaruar se cilat janë mangësitë e infrastrukturës spitalore dhe cilat janë mangësitë e përgatitjes profesionale të mjekëve që janë marrë me trajtimin e viktimës, në çfarë raporti qëndrojnë këto dy lloj mangësish me njëra-tjetrën. Apeli vendosi në këtë mënyrë që organi i akuzës në Berat duhet sërish të hetojë në lidhje me anën objektive të kësaj çështje, të kryejë hetimet duke thërritur mjekët që kanë përpiluar aktin e ekspertimit për të dhënë sqarime. Sipas Apelit, hetimet duhet të vazhdojnë për të hetuar nëse mungesat procedurale mjekësore shkaktuan vdekjen e viktimës, në kushtet ku vetë ekspertët në konkluzionet e tyre nuk janë shprehur qartë për sa i përket mundësisë së shpëtimit të jetës së pacientes, pasi sipas tyre edhe nëse veprimet procedurale do të kryheshin prej personelit mjekësor, rezultati për shpëtimin e jetës së gruas nuk ishte i sigurt.
Menjëherë sapo është njohur me këtë vendim bashkëshorti i Mimoza Mançes, Arbeni shprehet se do ta ndjek këtë çështje deri në zbardhjen e së vërtetës.