Faturat e energjisë, CEZ dhe Posta Shqiptare marrëveshje të re
Kaosit të shpërndarjes së faturave të energjisë elektrike pritet që së shpejti t’i vijë fundi. Posta Shqiptare dhe kompania CEZ Shpërndarje janë duke nënshkruar një marrëveshje për shpërndarjen e faturave. Bisedimet për arritjen e marrëveshjes kanë filluar qysh prej muajit dhjetor, kohë në të cilën situata për konsumatorët u bë mjaft e rënduar. Drejtoresha e shërbimit postar në Postën Shqiptare thotë se fajin për situatën e krijuar e ka kompania CEZ Shpërndarje, pasi në mënyrë të njëanshme kontraktoi dy kompani private, duke shkelur kontratën që kishte pasur më parë me Postën. Pritet që marrëveshja e re të rregullojë shpërndarjen e faturave, duke përcaktuar qartë zonat e shpërndarjes me kompanitë përkatëse.