E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvendosja e shtyllave, ndërprerje energjie në Jug

Gjatë ditës së sotme do të ketë statike energjie përgjatë dy anëve të Autostradës Tiranë-Durrës, për shkak se sot kryhen punime në linjën 110 kv në nënstacionin e tyre 220 kv Tiranë, njoftoi dje kompania e shpërndarjes së energjisë CEZ. Për këtë arsye, CEZ Shpërndarje është e detyruar të kryejë ndërprerje të energjisë në Kashar, Kamëz, Vorë, si edhe në të dy krahët e autostradës Tiranë-Vorë. Stakimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të vazhdojnë deri më orën 13:00, me intervale 30-45 minuta. Gjithashtu për dy ditë me radhë në terr ka qenë edhe jugu i vendit. Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka kërkuar stakimin e linjës 110 kv të linjës Ballsh-Tepelenë. Stakimi bëhet me qëllim spostimin e disa shtyllave të tensionit të lartë të kësaj linje që ndodhen përgjatë rrugës në ndërtim e sipër Levan-Tepelenë. Stakimi i kësaj linje do të bëjë të detyrueshëm për CEZ Shpërndarje ndërprerjen e energjisë elektrike në këto data në qytetet e Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës dhe Sarandës. Ndërprerjet do të zgjasin nga ora 07:00 deri më 17:00. CEZ Shpërndarje gjithashtu njoftoi dje se, më datë 15 shkurt, OST do të bëje riparime në nënstacionin Tirana 220-kv. Për shkak të këtyre riparimeve, disa lagje të Tiranës, si Medrese, Rruga 5 Maji, Kinostudio, dhe fshatrat përreth Tiranës, si Dajt, Qesarakë, Lanabregas dhe Qafë-Mollë, më datë 09 shkurt do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00 deri më 12:00.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›