Faturisti i KESH goditet në kokë nga fshatari
12/01/2009 Sapo kishte parë faturën elektrike
BERAT- Ka qenë duke faturuar energjinë elektrike në fshatin Bardhaj, të komunës Lumas në rrethin e Beratit, por pasi përfundoi leximin e matësave ka rënë pre e dhunës. Kështu, ka ndodhur me faturistin Shahin Meçka, 50 vjeç, mesditën e djeshme në fshatin Bardhaj. Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se sapo faturisti ka përfunduar leximin e matësave të energjisë të abonentëve privat dhe ka dal në qendër të fshatit për të shkuar në fshatin fqinjë është goditur në kokë me mjete të forta nga një banor i fshatit. Burime të policisë që shkuan në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se ka qenë 40-vjeçari Barjam Reka, ai që ka goditur faturistin duke e lënë të plagosur. Më pas kanë qenë banorët e fshatit që i kanë ardhur në ndihmë elektricistit duke e shoqëruar për në spitalin e Beratit. Burime nga reparti i kirurgjisë pranë këtij spitali bëjnë me dije se pacienti ka marrë ndihmën shëndetësore për plagët e mara në kokë shkaktuar me mjete të forta. Më pas forcat e policisë kanë shoqëruar për në dhomat e paraburgimit 40-vjeçarin Reka, i cili kish dhunuar elektricistin nën pretendimin se i kish faturuar më tepër energji në faturë, ndërkohë që dyshohet se autori të ketë probleme mendore. Drejtori i njësisë elektrike të sektorit të OSSH dega Berat, Gazment Azizi, tha për gazetën se është rasti i dytë brenda 15 ditëve i keqtrajtimeve të tilla.