E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një grup shqiptarësh bllokohen gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin grek



Një grup prej 15 klandestinësh kanë rrezikuar jetën mbrëmjen e djeshme, në përpjekje për të kaluar në kufirin grek në mënyrë klandestine. Megjithatë, ata janë gjetur nga ana e Policisë Kufitare, duke i shpëtuar kështu rrezikut. Kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar në një televizion për humbjen e të afërmve të tyre. Kjo ka bërë që menjëherë të nisë operacioni i kërkimit nga ana e Policisë Kufitare dhe asaj greke. Grupi i klandestinëve u gjet rreth orës 19:00 të ditës së djeshme. Ata ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe menjëherë u çuan pranë rajonit të Policisë Kufitare të Greqisë. Grupi prej 15 vetash u gjet nga ana e Policisë Kufitare të shtetit fqinj, Greqisë, e cila nisi kërkimet pas sinjalizimit nga homologëve të tyre shqiptarë për humbjen e 7 klandestinëve. Shqiptarët janë me origjinë nga Shkodra dhe mes tyre ishin edhe 3 gra dhe dy fëmijë, ndërsa pjesa tjetër e grupit ishin të gjithë meshkuj. Gjendja shëndetësore e klandestinëve ishte e mirë dhe për asnjë nuk pati ndonjë problem. Familjarët kishin frikë se mos të afërmit e tyre kishin ngecur në dëborë dhe kjo mund të kishte sjellë ndonjë problem, edhe si pasojë e kohës së keqe. Por pas një orë kërkimesh, u arrit që grupi i shqiptarëve të gjendej dhe ata të shpëtoheshin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›