I pesti i laboratorit ende i pakapur nga policia
12/01/2009 Operacioni “Mesfushori 1” në Elbasan
TIRANË- I pesti i grupit të kapur në operacionin “Mesfushori 1” vijon të mbetet i pakapur ende nga policia. Katër shokët nuk e tradhtuan gjatë këtyre dy ditëve që janë marrë në pyetje, ndërsa ende mbetet mister se si e mësoi ai operacionin dhe nga kush u njoftua. Policia e Shtetit në një njoftim thotë se “Nga Drejtoria e Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda u përfundua me sukses operacioni i koduar “Mesfushori 1” për arrestimin e shtetasve Gjergji Gjika, 29 vjeç lindur e banues në Elbasan, Thanas Bebi, 40 vjeç, lindur e banues në Elbasan, Mikel Dima, 38 vjeç, lindur e banues në Elbasan dhe Bexhet Hidri, 40 vjeç, lindur e banues në Elbasan, taksist. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Trafikut të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim” vepër penale e parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal. Nga hetimet paraprake të kryera me metoda speciale ka rezultuar se shtetasit Mikel Dima dhe Bexhet Hidri janë ndaluar në aksin rrugor Librazhd Elbasan duke transportuar me dy automjete rreth 4 kg lëndë narkotike e dyshuar si heroinë. Dyshohet se lënda narkotike vinte nga Maqedonia me destinacion tregun shqiptarë. Ndërkohë dy bashkëpunëtorët e tjerë janë arrestuar në një magazinë në Elbasan që ishte kthyer në një laborator”.
M. Mullai