Suarez, simulues i mirë

Mesfushori i West Brom, Paul Scharner ka akuzuar sulmuesin e Liverpoolit Luis Suarez për simulim në penalltinë e fituar në përballjen e tyre në Hawthrons të shtunën.
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish vazhdimisht i ka dal në mbrojtje Suarezit për akuza të tilla por Scharner rihapi debatin pasi Reds fituan një penallti pas ndërhyrjes së Jerome Thomas ndaj sulmuesit uruguaian pas vetëm tetë minutave lojë.
I pyetur për paraqitjen e Suarezit, Scharner tha: “Ishte një simulim i mirë për penallti dhe ishte start i mirë për Liverpoolin. Na vuri nën presion dhe ne nuk jemi të mirë sa duhet për të reaguar. Suarez është shumë i mirë në fitimin e penalltive, në fakt ai është njëri prej më të mirëve në botë. Nëse ajo ishte penallti, atëherë do të gjeni 1500 penallti të akorduara në çdo ndeshje”.