Favorizon Interin

Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, e ka favorizuar ish rivalin e tij në Itali, Interin, për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Nerazzurrët do të luajnë me 22 maj në stadiumin Santiago Bernabeu kundër Bayern Munchen, në një ndeshje historike për ta.
“Inter është favorite për finale, por Bayern ka ekip të shpejtë dhe të papërshtatshëm”, ka thënë ish trajneri i Milanit. Trajneri italian, që së fundmi e fitoi Premierligën me Chelsean, në sezonin e tij debutues, thotë se ndihet mirë në Angli dhe se nuk e ka ndërmend të largohet aty.
“Jam i pari në futbollin më të bukur në botë. Këtu ndihem si në shtëpi. Në Londër kam ende për të fituar”, shtoi Ancelotti. Ai e hodhi poshtë mundësinë që sulmuesi i Milanit, Alexandre Pate të mund të transferohet tek Blues gjatë kësaj vere, ndërsa lavdëroi punën e pasardhësit të tij, Leonardo tek Rossonerët. Kur jemi tek Milan, ai e propozoi ish ndihmësin e tij Tassotti si trajner të ardhshëm të këtij ekipi, për të cilin thotë se ka eksperiencë, kompetencë dhe ide të qarta.