Katër pikshi i Mourinhos

Sipas magazinës spanjolle Don Balon, Jose Mourinho ia ka cekur presidentit Florentino Perez katër kërkesa, nëse Reali i Madridit e dëshiron portugezin si trajner të ri, nga sezoni i ardhshëm.
Katër pikshi i Mourinhos duket kështu: pavarësi në shit-blerjen e lojtarëve, transferimin e Tevez e Maicon, raport direkt me presidentin dhe reduktim i roleve të drejtorit gjeneral Jorge Valdano dhe drejtorit sportiv Miguel Parderza, dhe në fund, premi milionere për çdo trofe të fituar.
Sipas Don Balon, Special One do të ishte i gatshëm t’i reduktohet rroga (nga 12 milionë që merr në Inter nga Massimo Moratti për çdo sezon, në 8 milionë në vit), por me marrëveshje që presidenti Perez t’ia kompensojë me premitë “Galaktike” në rast të fitores së Ligës së Kampionëve, La Ligas dhe Coppa del Re.
Ndërkohë, mediat spanjolle shkruajnë se Mourinho është duke e ngutur Realin e Madridit që t’ia bëjë ofertën për ta zëvendësuar trajnerin Manuel Pellegrini, gjatë kësaj jave.