Man Utd planifikon revolucion

Pasi përfundoi në pozitën e dytë përkrah Chelseas së Carlo Ancelottit, Alex Ferguson mendon që ta bëjë një revolucion në ekip, për sezonin e ardhshëm. Objektiv i trajnerit skocez është përforcimi i skuadrës, por, më parë duhet të shiten futbollistët që e nuk kanë demonstruar se mund të jenë pjesë e projektit të United.
Kështu që, Ferguson është i gatshëm t’i qesë në shitje futbollistët e rëndësishëm. Këto shitje do të ishin funksionale për ta ndërtuar janë skuadër të re. Dimitar Berbatov (29) e Ben Foster (27), janë futbollistët e parë në listën e të larguarve. Sulmuesi bullgar ishte protagonist i një sezoni zhgënjyes, me vetëm 12 gola në 39 paraqitje në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve, derisa portieri anglez këtë sezon nuk ka bindur, edhe pse i është dhënë rasti nga menaxheri Ferguson.
Për skocezin, nuk janë më të pashitshëm as lojtarët që deri vitin e kaluar dukeshin absolutisht të nevojshëm për të ardhmen e United. Po flasim për Anderson (22) e Michael Carrick (28). Nëse do të arrinte një ofertë e mirë, e ardhmja e tyre nuk do të ishte tek Old Trafford. Nga këto shitje, “Djajtë e Kuq” do t’i grumbullonin rreth 50 milionë funte.
Nëse nuk arrin të realizohet ky plan, Manchester duket se është i gatshëm të sakrifikojë futbollistë të tjerë si: Michael Owen (29), Owen Hargreaves (29), Daniel Welbeck (19) e Zoran Tosic (23).