E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Boske grumbullon Pedro e Viktor Valdes

Spanja

Në listën fillestare me 30 futbollistë që do të ketë në dispozicion në Afrikën e Jugut, Visente del Boske i ka përfshirë të gjithë: duke filluar nga pesë portierë, e deri te tre yje të dëmtuar. Trajneri i Spanjës i ka dhënë një shans Viktor Valdesit dhe të riut të Atletikos së Madridit, David de Gea, të cilët do të luftojnë për vendin e portierit të tretë. Në mesfushë spikasin emrat e Sezar Azpilikueta (Osasuna) dhe Havi Martinez (Atletik Bilbao), që deri më tani nuk kanë luajtur asnjëherë me përfaqësuesen. Në repartin ofensiv Daniel Guiza (Fenerbaçe) e Alvaro Negredo (Sevilja) vështirë se do të mposhtin konkurrencën e Fernando Lorentes (Atletik Bilbao) dhe Pedros (Barcelona).

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›