E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo zbardh Anglinë, janë Runi e Ashli Kol

Lista

Edhe Fabio Kapelo, trajneri i Kombëtares së Anglisë, ka prezantuar dje listën e 30 të grumbulluarve për Botërorin e Afrikës së Jugut. Dominon skuadra e Mançester Sitit, që ka portierin e tretë Hart dhe tre mesfushorët Uright-Filips, Xhonson dhe Berri. Shumë janë edhe nga Junajtid, me Rio Ferdinand, Majkëll Kerrik e Uejn Runi, shtoju këtyre edhe dy mbrojtësit e fortë Xhon Terri dhe Eshli Kol, të marrë nga çelsi. Mes sulmuesve spikasin Peter Kouç dhe Xhermein Defoe, ndërsa është mesfusha, reparti që duket më impresionues. Në fakt janë Xherrard, Lampard, Milner, Uallkot, Parker e Hudlestone. Duke lexuar listën, vështirë të imagjinosh se kush do të lihet në shtëpi nga Kapelo në listën që do të dorëzohet në qershor.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›