Sezon zhgënjyes

Lorik Cana ndihet i zhgënjyer me faktin se ekipi i tij Sunderland, nuk ishte pjesë e pjesës së epërme të tabelës, në përfundim të sezonit në Premierligë.
“Macet e Zeza” e mbyllën kampanjën e këtij sezoni me humbje 2:1 nga Wolves, e cila nënkupton se skuadra e Steve Bruce e mbylli sezonin në pozitën e 13-të në kampionatin anglez. 26-vjeçari gjithmonë e kishte përmendur se Sunderland do të ishte i kënaqur vetëm nëse e përfundon sezonin në Top 10, synim ky i fillimit të sezonit i vënë nga klubi.
“Në fillim të sezonit, nuk do ta pranoja pozitën e 13-të. Mendoj se ne jemi më të mirë sesa ajo pozitë. Ishte një sezon zhgënjyes për ne. Nuk mendoj se ishte sezon i mirë, sepse sezon i madh do të thoshte nëse do të përfundonim në pjesën e epërme të tabelës, të cilën nuk e arritëm”, tha Cana për të përditshmen britanike, Mirror.
Përfaqësuesi shqiptar pret më shumë nga ekipi i tij për sezonin e ardhshëm. “Ne kemi fituar mjaft eksperiencë dhe kemi mësuar se si duhet të veprojmë sezonin e ardhshëm. Në thjesht duhet të jemi gjithsesi më të mirë vitin që vjen”, vazhdoi ai.
Problemet e Sunderlandit këtë sezon kryesisht kishin të bënin me ndeshjet jashtë stadiumit Wearsiders, ku “Macet e Zeza” shënuan vetëm dy fitore, në udhëtimet e tyre, duke i humbur 13 sosh.
Cana kërkon nga bashkëlojtarët që të ndryshojnë edhe në këtë aspekt. “Ne ishim fantastikë në shtëpi, por jashtë shtëpisë sonë kishim një sezon të varfër, pasi morëm vetëm 10 pikë në udhëtimet tona. Kjo nuk është e mjaftueshme. Neve na nevojitet kualiteti dhe ngritja e mentalitetit, për të fituar jashtë shtëpisë në këtë ligë”, nënvizoi ish-futbollisti i Olympique Marseille.
Ambasador i shqiptarëve në botë
Lorik Cana, është shpallur personaliteti shqiptar i vitit në Britaninë e Madhe me motivacionin “Ambasador i shkëlqyer i shqiptarëve në botë”, nga gazeta e komunitetit shqiptar në Britani të Madhe, “The Albanian”.
“Këtë çmim që më dha komuniteti shqiptar në Angli e vlerësoj shumë pasi jam rritur në diasporë kur lash Kosovën si 7 vjeç. Kur shkova në Zvicër, për nëntë vjet isha një emigrant pa dokumente të rregullta qëndrimi. Por, kjo më ka bërë të fortë, pasi të jetuarit në diasporë mes shqiptarëve më krijoi ngrohtësinë e duhur sikur të isha në Kosovë. Është e rëndësishme për ne dhe fëmijët e lindur në mërgim mos të harrojmë gjuhën dhe traditat tona”, ka thënë Cana.